Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kina po transformon globalizimin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kina po transformon globalizimin

Nga Pierre Haski “Internazionale” 

Në vitet 1980, Ten Hsiao Pini, “timonieri i vogël”, që pasoi Maon në pushtet, shpiku formulën e “ekonomisë se tregut me tipare kineze”, një lloj neologjizmi për të përshkruar kapitalizmin e egër që ishte duke pushtuar vendin. Sot ne duhet të flasim për një “globalizëm me karakteristika kineze”.

Dhe edhe pse komentuesit janë përqendruar tek investimi i jashtëzakonshëm, që shoqëroi samitin e fundit të “rrugës së re të mëndafshit”, që u mbajt në datat 14-15 maj në Pekin, ajo që duhet të tërheqë vëmendjen mbi të gjitha është strategjia e politikës kineze.

Projekti ambicioz, i shpallur në vitin 2013 nga Presidenti Xi Jinping, e ka ndryshuar emrin e tij barok, “Një brez, një rrugë” në “Nismën e brezit dhe rrugës”, për të nxjerrë në pah  “ekzistencën e rrugëve të shumta, nga deti dhe nga toka, në këtë “rrugë të mëndafshit” të kohëve moderne .

Por ndryshimi i emrit të projektit, tregon edhe një paqartësi në lidhje me natyrën e tij, pavarësisht nga fjalimet siguruese nga ana e presidenti Xi Jinping, lidhur me mungesën e afateve politike.

Fillimisht bëhej kryesisht fjalë për zhvillimin, me investimin e dhjetëra miliarda dollarëve, e infrastrukturës së transportit dhe logjistikës, që mendohet se do të inkurajojë tregtinë përgjatë Rrugës legjendare të Mëndafshit të mijëvjeçarit të parë, ndërmjet Kinës, Evropës dhe më gjerë, drejt Afrikës. Dhe shumë vende, duke përfshirë ato perëndimore, nxituan të mos e humbasin mundësinë për të marrë fonde kineze.

Vëzhguesit e hutuar

Tanimë, kjo nismë është bërë arkitektura e një globalizimi ekonomik që varet nga Kina, në kundërvënie të botës në të cilën jetojmë sot që ka si epiqendër të saj Perëndimin, djepin e revolucionit industrial dhe selinë e korporatave të mëdha, që patën dominuar deri kohët e fundit ekonominë botërore.

Pa e shpallur zyrtarisht, Kina e sfidon këtë rend, duke përfituar nga dukuria e dyfishtë e ribalancimit të ekonomisë globale, në favor të vendeve në zhvillim, proces që ka filluar që në dekadën e parë të shekullit XX, por edhe nga epoka e proteksionizmit dhe konfuzionit në të cilën kanë hyrë Shtetet e Bashkuara, dominuese të këtij rendi për më shumë se gjysmë shekulli.

Është diçka e jashtëzakonshme, të shohësh shpejtësinë me të cilën Kina ka dalë në krye të skenës ndërkombëtare. Në vitet e para të këtij shekuli, Kina, që është anëtarësuar vetëm në vitin 2001 në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), është bërë një qendër e investimeve të huaja, duke u shndërruar në “fabrikën e botës”, një destinacion i preferuar për të gjithë kompanitë e botës që zhvendosin aktivitetin e tyre.

Në atë kohë, qenë të paktë vëzhguesit që vunë re interesin e Pekinit për kontinentin afrikan. Një interes që është në gjendje të përfshijë të gjitha vendet e kontinentit, ashtu siç mund të bënte dikur një ish-fuqi koloniale si Franca. Në ato vite, Kina dukej veçanërisht e prirur të siguronte qasjen tek lëndët e para, duke u bërë importuesja më e madhe e tyre në botë.

Pekini pretendon vendin e tij

Viti 2008, qe një pikë kthese edhe në aspektin psikologjik, me mbajtjen e Lojërave Olimpike të Pekinit, një simbol i afirmimit të një Kine më të sigurt në vetvete, por mbi të gjitha me krizën financiare që zhyti në vështirësi të gjitha ekonomitë e mëdha perëndimore, sidomos Evropën, që mezi po del prej saj.

Ndryshe nga të tjerët Kina ia hodhi paq, duke vazhduar rimëkëmbjen e saj të përshpejtuar, që e ka bëri ekonominë e dytë më të madhe në botë, dhe shumë shpejt të parën. Gjatë këtyre 15 viteve triumfale, që i kanë hapur gradualisht rrugën një faze të rritjes së dobët ekonomike, Kina ka kaluar nga statusi i “fabrikës së botës”, në të cilin Perëndimi mendohej se e kishte zbritur, në një fuqi të madhe, të aftë për të rivalizuar me Shtetet e Bashkuara, Japoninë apo Evropën. Dhe e gjitha kjo, pa reduktimin e autoritarizmit të saj politik, dhe duke qenë se mbretëria e Xi Jinping-ut duket e destinuar të zgjasë, ka të ngjarë që ky regjim të dëshmohet edhe më i fortë nga paraardhësit e tij të fundit.

Kush e mendonte në vitet 2000, se Kina do të kënaqej me nënkontraktimin e prodhimit të bluzave për 1 euro copa, montimin e smartfonëve të të tjerëve apo edhe makinave dhe avionëve të projektuara diku tjetër. Kina pretendon vendin e saj, vend që dikur ishte ”perandoria në mes”.

Fluturimi i parë i avionit të parë të prodhuar në Kinë (edhe pse shumica e pjesëve, duke përfshirë reaktorët, janë prodhuar nga Airbus dhe Boeing), është simbolikë e ambicies së kineze për t’u bërë një fuqi udhëheqëse globale në të gjitha fushat.

Makinat na japin një shembull tjetër. Një dekadë më pare, grupet kineze ishin partnerët e rinj të ndërmarrjeve të themeluara së bashku me grupet e mëdha perëndimore. Sot në tregun kinez – i bërë i pari në botë – këto grupe konkurrojnë me markat më të njohura të botës, dhe njëra prej tyre e shpëtoi disa vite më parë kompaninë PSA Peugeot-Citroen nga vështirësitë e mëdha financiare, duke blerë 14 për qind të aksioneve.

Vizioni është ekonomik, por mbi të gjitha gjeopolitik, dhe që synon t’i sigurojë Kinës rolin dominues në Azi – nga një pikëpamje ekonomike, por edhe politike e ushtarake – të cilën deri më sot e zinte SHBA-ja, dhe që ende sfidohet nga fuqi të tilla rajonale si Japonia, India, apo disa vende “të vogla”, të shqetësuara nga ndikimi i fqinjit të tyre të fuqishëm.

Pekini dëshiron Evropën pranë vetes

Por ambiciet e Kinës shkojnë përtej Azisë, në kontinentin afrikan, ku ajo është bërë partneri i parë që financon në infrastrukture, pa kushtet e zakonshme të institucioneve të mëdha financiare, dhe që nga ana tjetër i përdor këto vende për zhvendosjen e industrive të veta në këtë fazë të re të globalizimit.

Ajo po hedh gjithashtu vështrimin edhe mbi Evropë, ku kreditë për infrastrukturën e “rrugës së re të mëndafshit”, janë të mirëpritura në Ballkan, rajonin që Bashkimi Evropian nuk ka ditur apo s’ka qenë në gjendje ta stabilizojë, apo edhe tek vetë BE-ja, në vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, që tundohen nga Pekini.

Kina ka përfshirë në projektin ”e rrugës së re të mëndafshit”, një pjesë të financimit të përtëritjes së centraleve bërthamore britanike, proces në të cilin është angazhuar së bashku me kompaninë franceze EDF. Për vite më radhë, Shtetet e Bashkuara nuk ditën si ta trajtojnë Kinën, të ndarë mes një “barrikade” të tipit luftës së ftohtë, dhe një “angazhimi” për ta bërë atë një partnere.

Në pak muaj, Donald Tramp ka përdorur të dyja strategjitë, duke kaluar nga sulmet e ashpra në Twitter, tek një muaj mjalti me Xi Jinping. Kina e ka kuptuar se SHBA është duke përjetuar një periudhë konfuzioni, nëse mos izolimi. Ndërkohë, Evropa e ka humbur atë qëndrueshmëri dhe dinamikë, që do të mund ta bënin njërën nga protagonistët e këtij globalizimi në proces ripërcaktimi.

Por paradoksalisht, Kina nuk do të shohë zhdukjen e kësaj Evrope të bashkuar, në dallim nga partnerja e saj e paqartë, Rusia e Vladimir Putinit. Në fakt, Pekini nuk dëshiron të përballet i vetëm me amerikanët, dhe do të preferonte të kishte një Evropë të fortë si një kundërpeshë strategjike.

Evropianët qenë të pranishëm në samitin e Pekinit, por refuzuan të nënshkruanin deklaratën përfundimtare, për shkak të mungesës së transparencës lidhur me respektimin e ndjeshmërive mjedisore dhe sociale. Një “rezistencë” e vogël, pa pasoja të mëdha, por që dëshmon se si ky proces, nuk është një program i thjeshtë infrastrukturë pa ndikim gjeopolitik.

Samiti i Pekinit, është vetëm njëra fazë e këtij rikompozimi global. Kina nuk është një fuqi imperialiste e modës së vjetër, por një perandori e vjetër që vepron në një diapazon të gjatë kohor; përparon hap pas hapi dhe pa shpallje së mëdha të parimeve të saj, është duke ndërtuar këtë “globalizëm me tipare kineze”, që do të ndryshojë botën ku jetojmë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: FrancaglobalizminkinaSHBAtransformon

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Krijohet lazeri që zbulon sekretet e materies

Krijohet lazeri që zbulon sekretet e materies

Ndeshja e 2 shtatorit, Grezda: Jemi favoritë. Do japim gjithçka në fushë; I bindemi Panuccit

Ndeshja e 2 shtatorit, Grezda: Jemi favoritë. Do japim gjithçka në fushë; I bindemi Panuccit

Goditja e grupeve kriminale, Strazimiri: Të nisim nga vila në Surrel

Goditja e grupeve kriminale, Strazimiri: Të nisim nga vila në Surrel

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia u bën thirrje edhe banorëve të shuajnë flakët
Aktualitet

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia u bën thirrje edhe banorëve të shuajnë flakët

by mirseda
16:42 | 21/08/2025
0

Edhe në Fushë-Arrëz shfaqet një tjetër vatër zjarri, kësaj here në pyjet pranë Fshatit Kryezi në Podinat....

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter

16:39 | 21/08/2025
Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

16:32 | 21/08/2025
Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

15:17 | 21/08/2025
Interi piketon përforcimin në mesfushë pas largimit të Asllanit

Interi piketon përforcimin në mesfushë pas largimit të Asllanit

15:15 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com