Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina kërcënon SHBA me hakmarrje

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kina kërcënon SHBA me hakmarrje

Donald Trump dëshiron që për shkak të marrëdhënieve të Pekinit me Hong-Kongun ta kufizojë statusin e privilegjuar ekonomik të ish-kolonisë britanike si dhe ta reduktojë numrin e studentëve kinezë që shkojnë në SHBA.

Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës.

Shkak për këtë reagim të Pekinit ishte njoftimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të revokuar privilegjet ekonomike për ish-koloninë britanike të Hong-Kongut dhe për të kufizuar hyrjen e studentëve kinezë në SHBA për shkak të ligjit të planifikuar nga Kina për sigurinë në Hong Kong.

Ende nuk ka masa konkrete

“Çdo fjalë dhe veprim që dëmton interesat e Kinës do të hasë në kundërmasa nga pala kineze,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në Pekin. Veprimet e Uashingtonit përfaqësojnë “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës” dhe minojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, tha zëdhënës. Sidoqoftë tani për tani nuk dihet se çfarë kundërmasash specifike mund të marrë Pekini.

Frikë nga një ndikim i fuqishëm i Pekinit

Parlamenti rajonal i Hong-Kongut që është besnik i Pekinit miratoi të enjten (28.05) planet e qeverisë qendrore kineze për një ligj të diskutueshëm për sigurinë për metropolin financiar. Ky ligj parashikon ndëshkime për “shkëputje”, “përmbysje”, “terrorizëm” dhe “rrezikimin e sigurisë kombëtare” dhe i mundëson shërbimit qendror kinez të sigurisë që të vendoset dhe të veprojë hapur në Hong Kong.

Kritikët kanë frikë se ligji i ri do t’i japë qeverisë së Pekinit akses më të madh në Hong Kong dhe do të çojë në humbjen e lirisë që shijon ish-kolonia britanike pas rikthimit të saj tek Kina në vitin 1997.

Sipas ligjit të ri për sigurinë policia dhe shërbimet sekrete kineze mund të vendosen Hong-Kong që gëzon statusin e zonës së veçantë administrative dhe të kenë aty fuqi të gjera.

Kjo është arsyeja pse protestat kundër qeverisë kineze, që paralizuan jetën për muaj me radhë gjatë vitit të kaluar, janë ndezur përsëri në Hong Kong.

Fundi i “trajtimit special” për Hong Kongun

Presidenti Trump njoftoi të premten (29.05) se shumë shtetasve kinezë do t’u ndalohet të hyjnë në SHBA dhe se do t’i kërkojë qeverisë amerikane që t’i japë fund politikës që “i jep Hong Kongut një trajtim të ndryshëm dhe të veçantë”.

Ndër të tjera qeveria amerikane do të fillojë t’i anulojë të drejtat e veçanta që gëzon Hong Kongu, p.sh. në sektorin e doganave.

Duke iu referuar spiunazhit industrial nga ana e Republikës Popullore të Kinës në Shtetet e Bashkuara Trumpi tha po ashtu se studentëve kinezë që “paraqesin rrezik të mundshëm sigurie” do t’u pezullohen vizat për SHBA. /DW

Tags: HakmarrjekinaSHBA

TË LIDHURA

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?
Analizë

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën
Bota

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
Next Post
“Ai është i vjetër, nuk i bën këto punë”, babai i 15-vjeçares rrëfen si e ngacmonte roja e shkollës

“Ai është i vjetër, nuk i bën këto punë”, babai i 15-vjeçares rrëfen si e ngacmonte roja e shkollës

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 67-vjeçarja

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë 67-vjeçarja

Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, Bylykbashi e Vasili i shkojnë Bashës në zyrë

Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, Bylykbashi e Vasili i shkojnë Bashës në zyrë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com