Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina i tregon “dhëmbët” botës me aeroplan-mbajtëset e saj

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kina i tregon “dhëmbët” botës me aeroplan-mbajtëset e saj

Ekspertë të politikës detare besojnë se dislokimi këtë vit i një aeroplan-mbajtëseje të dytë dhe ndërtimi i një të trete nga ana e Kinës do ta lejojë Pekinin të pozicionojë njërën prej tyre në Detin e kontestuar të Kinës së Jugut.

Aeroplan-mbajtësja e njohur si Tipi 001 është testuar në Kinë dhe do të përdoret zyrtarisht në shtator. Projekti i Fuqisë Kineze me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha më 7 maj se Kina po ndërton një tjetër aeroplan-mbajtëse e cila do të jetë gati në vitin 2022.

Kina ka të ngjarë ta vendosë njërën nga aeroplan-mbajtëset në Detin e Kinës Jugore, një tjetër në Detin e Kinës Lindore dhe të tretën, ta lerë të lirë të lundrojë nëpër botë, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit.

“Nuk mendoj se do të shkojnë në sulm, por vetëm shfaqja e forcës, sigurisht është mjaft mbresëlënëse”, tha ai.

Efekti parandalues

Kina ka forcën e tretë më të armatosur në botë. Ajo ka më shumë fuqi zjarri se pesë vendet e tjera që konkurrojnë për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore prej 3.5 milionë kilometrash katrorë. Të tjerët janë Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

Anijet e marinës amerikane kanë lundruar përmes këtij deti 10 herë nën administratën e Presidentit Donald Trump, si një paralajmërim për Kinën për të ndarë rrugën detare. Pekini i quan kalimet, amerikane shkelje të sovranitetit kinez.

Kina, përmes programit të saj të aeroplan-mbajtëseve, dëshiron të përmirësojë aftësitë ajër-ajër, në mënyrë që të “ndalë” çdo palë të tretë që afrohet, thotë Andrew Yang, sekretar i përgjithshëm i Këshillit kinez për Studime të Avancuara të Politikave në Tajvan.

“Mendoj se në thelb do të jetë Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës së Jugut, sepse ata po rrisin shfaqjen e forcës dhe të ashtuquajturat strategji aktive të mbrojtjes përgjatë zinxhirit të parë të ishullit”, tha ai.

Zinxhiri i parë i ishullit zakonisht i referohet Japonisë, Tajvanit dhe arkipelagut të madh të Azisë Juglindore.

Kina dhe Japonia kanë pretendime të disa pjesëve në Detin e Kinës Lindore. Pekini gjithashtu ka pretendime për sovranitetin mbi Tajvanin, i cili shtrihet rreth 160 kilometra larg territorit kinez dhe gjithashtu ka pretendime në Detin e Kinës Lindore. Ishulli i vetëshpallur sovran po shton forcat e veta ushtarake për t’i rezistuar Kinës. Javën e kaluar Tajvani filloi ndërtimin e një kantieri detar për të prodhuar nëndetësen e saj të parë gjysmë elektrike.

Aeroplan-mbajtësja e dytë dhe e tretë kineze

Aeroplan-mbajtësja e parë kineze, një ish-anije sovjetike, filloi të lundronte pranë bregut lindor të Kinës në vitin 2012 nën emrin e saj të ri, Liaoning. E ndërtuar në vitin 2017, aeroplan-mbajtësja Tip 001 filloi provat vitin e kaluar.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi në nëntor se ndërtuesit e anijeve kishin filluar punën për aeroplan-mbajtësen e tretë të një “gjenerate të re”. Mediat e tjera kineze thonë se aeroplan-mbajtësja e tretë mund të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se dy të mëparshmet.

Projekti i Fuqisë Kineze i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare ka mbledhur imazhe satelitore mbi një kantier detar në Shangait, të cilat tregojnë një hark dhe pjesën kryesore të një “anijeje të madhe”. Ajo e quan aeroplan-mbajtësen Tipi 002.

“Entuziastët e armëve kineze dhe vëzhgues të huaj kanë pohuar për një kohë të gjatë se Kina ka filluar të ndërtojë aeroplan-mbajtësen e saj të tretë në Kantierin Jiangnan të Shangait, duke spekuluar se ajo do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se Liaoning dhe aeroplan-mbajtësja e dytë”, shkruante në nëntor gazeta shtetërore e lajmeve China Daily.

Teknologjia kineze e aeroplan-mbajtëseve ende ka nevojë për “shumë përmirësime” në drejtim të teknologjisë dhe trajtimit të avionëve luftarakë me bazë, tha Andrew Yang.

Por një flotë aeroplan-mbajtësesh e çdo lloji, veçanërisht me avionë në bordin e saj, do të alarmonte vendet e tjera, thonë ekspertët.

Kina do ta shihte aeroplan-mbajtësen e saj në Detin e Kinës Jugore si një “kundërpeshë” ndaj anijeve të marinës amerikane që kalojnë pranë bregut perëndimor të Tajvanit në të njëjtit det, thotë Eduardo Araral, profesor i asociuar në shkollën e politikës publike të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Normalisht, kinezët “tregojnë muskujt” e tyre pasi Shtetet e Bashkuara bëjnë një veprim, thotë ai.

Nga ana tjetër, nëse një aeroplan-mbajtëse amerikane, dërgohet në Detin e Kinës Jugore, mund të përfundojë të përballet me aeroplan-mbajtësen kineze, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit

Vende të tjera aziatike që kanë pretendime për rreth 90% të të gjithë detit – ndoshta nuk do të kenë shumë opsione nëse një aeroplan-mbajtëse kineze nuk vepron, thotë zoti Araral.

“Reagimi do të vijë kur aeroplan-mbajtësja do të patrullonte rregullisht dhe së bashku me një flotë anijesh të tjera,” thotë ai. “Atëherë kjo do të nervozonte vendet fqinje.”

Dërgimi i një aeroplan-mbajtëseje në Detin e Kinës Jugore do të “detyronte” pretendentët e tjerë territorialë aziatikë të kërkonin ndihmën e qeverisë amerikane, duke forcuar një aleancë anti-kineze të vendeve me vendet aleate perëndimore, thotë Fabrizio Bozzato, një ekspert me Shoqatën e Hulumtime të Strategjisë në Tajvan.

Këta aleatë mund të dërgojnë në përgjigje “forca masive detare” duke përfshirë aeroplan-mbajtëset e tyre në det, tha ai.(VOA)

Tags: aeroplan-mbajtësetbotësdhembetkinatregon

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
PD-LSI zyrtarizojnë grupet, kush i përfaqëson partitë opozitare

Betohen 10 deputetët e rinj në Kuvend, sa karrige mbeten bosh nga opozita e re

Fragmentimi politik po e bën më të vështirë qeverisjen e Evropës

Fragmentimi politik po e bën më të vështirë qeverisjen e Evropës

Turp të keni, unë zgjedh të mos hesht

Turp të keni, unë zgjedh të mos hesht

JU REKOMANDJOMË

Zbardhet “plani i hekurt” i presidentit Erdogan

“Rrezikohemi nga terrorizmi”/Turqia në gjendje të jashtëzakonshme

5 vjet ago
Aeroplani ushtarak rus hyn në zonën ajrore të Koresë Jugore

Aeroplani ushtarak rus hyn në zonën ajrore të Koresë Jugore

4 vjet ago
PO NDODH/ Studentët braktisin Kuvendin, marshim drejt Kryeministrisë

Studentët në udhëkryq, vjen deklarata e Avokatit të Popullit

4 vjet ago
Shtypi i ditës, 28 prill 2018

Shtypi i ditës, 28 prill 2018

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com