Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina i shpall “luftë” Tajvanit, SHBA nis “kërcënimet”

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Kina i shpall “luftë” Tajvanit, SHBA nis “kërcënimet”

Presidenti Joe Biden tha se SHBA do të mbronte Tajvanin, nëse Kina sulmonte. Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u tha më vonë disa mediave amerikane, se komentet e tij nuk nënkuptonin një ndryshim në politikë.

Shtetet e Bashkuara kanë një ligj që i kërkon të ndihmojë Tajvanin. Por është e paqartë se çfarë do të bënte në të vërtetë, nëse Kina do të sulmonte Tajvanin, në atë që njihet si “paqartësi strategjike”. Kina ende nuk i është përgjigjur komenteve të Joe Biden.

Çfarë thanë Biden dhe Shtëpia e Bardhë?

Në një intervistë së CNN, një pjesëmarrës iu referua raporteve të fundit se Kina kishte testuar një raketë hipersonike. Ai e pyeti z. Biden nëse mund të “zotohej se do të mbronte Tajvanin”, dhe çfarë do të bënte për të vazhduar me zhvillimin ushtarak të Kinës.

Biden u përgjigj: “Po dhe po”. Ai shtoi se nuk kishte nevojë të “shqetësohej nëse ata do të jenë më të fuqishëm”, sepse “Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e botës e dinë se ne jemi ushtria më e fuqishme në historinë e botës”.

Më pas, ai u pyet për herë të dytë nga prezantuesi i CNN, Anderson Cooper, nëse SHBA do të dilte në mbrojtje të Tajvanit, në rast të një sulmi nga Kina. Z. Biden u përgjigj: “Po, ne kemi një angazhim për ta bërë këtë”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, më vonë u duk se u tërhoq nga komentet e z. Biden, duke u thënë mediave amerikane se SHBA “nuk po njoftonte asnjë ndryshim në politikën tonë, dhe nuk kishte asnjë ndryshim në politikën tonë”.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në gusht, Biden duket se sugjeroi të njëjtin qëndrim ndaj Tajvanit, në një intervistë për “ABC News”. Shtëpia e Bardhë kishte thënë gjithashtu atëherë se politika e SHBA-së ndaj Tajvanit nuk kishte ndryshuar.

SHBA nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por i shet armë si pjesë e Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin, i cili thotë se SHBA duhet t’i sigurojë mjetet për t’u mbrojtur.

Si janë përgjigjur Tajvani dhe Kina?

Zyra presidenciale e Tajvanit ka thënë se as nuk do t’i dorëzohet presionit, dhe as nuk do të “përparojë me shpejtësi” kur të marrë mbështetje.

“Tajvani do të tregojë një vendosmëri të fortë për të mbrojtur veten”, tha zëdhënësi presidencial Xavier Cheng, i cili gjithashtu vazhdoi të pranojë shfaqjen e vazhdueshme të administratës Biden, të mbështetjes “së fortë” për Tajvanin.

Kina nuk është përgjigjur ende. Por më herët të enjten, ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun akuzoi SHBA-në për “marrje të veprimeve të rrezikshme, duke e çuar situatën në ngushticën e Tajvanit në një drejtim të rrezikshëm”.

Tensionet janë rritur midis Tajvanit dhe Kinës javët e fundit, pasi Pekini fluturoi dhjetëra avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

TË LIDHURA

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

20:41 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive
Aktualitet

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër
Aktualitet

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Next Post
Zbulohet laboratori i Bitcoin-it në Krujë 

Zbulohet laboratori i Bitcoin-it në Krujë 

Opozita hidhet në aksion/ Ish-deputeti: Gati për 13 Tetorin, por me një kusht

Pse Berisha po nxit mosbindje të të shkarkuarve nga Basha?

VIDEO/20-vjeçarja publikon videon si drogohen vajzat në lokalet e natës

VIDEO/20-vjeçarja publikon videon si drogohen vajzat në lokalet e natës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com