Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kievi fiton territor – SHBA e Gjermania me ndihma të tjera

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein u takuan ministrat e Mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë nga 50 vende.

“Fytyra e luftës” po ndryshon në Ukrainë, u shpreh ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein të premten.

Që nga fillimi i luftës kanë ndryshuar disa aspekte: Ukraina e ka ndalur zjarrin rus me goditje artilerie masive në jug dhe lindje të Ukrainës dhe këtë javë njofton për rifitim të disa qindra kilometrave territor në lindje të metropolit, Kharkiv. SHBA dhe aleatët duhet “ta rigjallërojnë industrinë e mbrojtjes”, kërkoi Austin në takimin e ministrave të Mbrojtjes, Bëhet fjalë që “t’iu përgjigjemi si prioriteteve të Ukrainës ashtu edhe nevojave tona”. Kjo do të thotë, që Ukraina do të furnizohet me më shumë pajisje ushtarake perëndimore.

Ka kaluar pranvera, kur përkrahësit e Ukrainës përpiqeshin të ndihmonin Ukrainën me tanke të vjetra sovjetike nga rezervat e ushtrisë të vendeve aleate lindore të NATO-s. Bëhet fjalë me sa duket për integrimin e Ukrainës në industrinë perëndimore të armatimit. Kievi kërkon raketa me rreze të shkurtër veprimi të tipit, ATACMS me një rreze veprimi 300 km. Deri më tani administrata amerikane nuk e ka pranuar këtë, sepse me to mund të goditeshin edhe objektiva në territorin rus.

Strategji tjetër në vend të “luftës rrufe”

Njoftimet optimiste të kujdesshme të Ukrainës për zhvillimin e luftës në lindje dhe jug të vendit nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Me fillimin e shtatorit, kur ofensiva ukrainase filloi, Kievi ka vendosur bllokimin e informacionit. Presidenti ukrainas, Zelensky u shpreh, se nuk është momenti të themi me emër emrat e fshatrave dhe qyteteve të çliruara. Por këtë javë në mediat sociale janë paraqitur mjaft video me zonat e çliruara. Vëzhgues të institutit “European Council of Foreign Relations” (ECFR), i konfirmojnë këto njoftime, duke theksuar se kundërofensiva nuk do të jetë “luftë rrufe”, sepse për këtë vendi ka nevojë për më shumë armë, shkruajnë Margaryta Khvostova dhe Dmytro Kryvosheie në një analizë të publikuar para takimit në Ramstein. Bëhet fjalë që me goditje të mirëmenduara, si psh goditja me artileri e furnizimeve ruse dhe misione të vogla të ushtarëve ukrainas të dërrmohen trupat ruse.

Edhe eksperti gjerman i sigurisë, Nico Lange thotë se “nuk bëhet fjalë për një ofensivë të gjerë, por për veprime të kufizuara, që me oportunizëm përdorin pikat e dobta të pozicioneve ruse”. Sipas Lange, “territori në jug të Ukrainës është i sheshtë”, dhe “çdo lloj lëvizjeje e këmbësorisë është shumë e rrezikshme. Për kundërsulme të gjera dhe suksese ushtarake në Ukrainën jugore do të nevojiten më shumë tanke mbrojtës dhe transportues trupash.”

Davidi ukrainas kundër Goliatit rus

Nico Lange ka parasysh me këtë tanket gjermane Marder, që Ukraina i kërkon që nga pranvera. “Paqja arrihet me armë gjermane”, kërkon eksperti i afërt me CDU në revistën gjermane “Politika ndërkombëtare”. Sidomos nga sulmet me raketa të rusëve kundër objektivave jo ushtararë po vriten edhe më tej civilët në Ukrainë.

Para takimit të grupit të kontaktit për Ukrainën në Ramstein, kryekomandanti i trupave ushkarake ukrainase, deklaroi, se Ukraina mund t’i zmbrapsë trupat pushtuese ruse. Valery Salushnyj është shprehur për agjencinë e lajmeve, Ukrinform, se Rusia deri më tani mund të godasë pa “ndëshkim” çdo cep të territorit ukrainas.

Për herë të parë gjenerali ka konfirmuar, se shpërthimet në bazën ruse Saki dhe në depot e municionit e hekurudhat në Krime janë kryer nga trupat ukrainase. Salushnyj duke iu referuar filozofit ushtarak prusian, Clausewitz, – sipas të cilit duhet kuptuar “qendra e gravitetit” të armikut e kush e godet këtë atij i përket fitorja – shprehet se goditja në çdo cep e Ukrainës është qendra e gravitetit rus, dhe kjo duhet eliminuar. Prandaj Ukraina kërkon raketa me rreze të shkrutër veprimit të MGM-140 ATACMS (Army Tactical Missile System), thotë Salushnyj. Nëse kjo qendër nuk neutralizohet “situata aktuale mund të zgjasë me vite.” Nëse kjo neutralizohet, shumë gjëra janë të mundura, ndoshta edhe negociata për fundin e luftës./DW

Tags: GjermaniaKieviSHBA

TË LIDHURA

Bota

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026
Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026
Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Next Post

Përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vd*kur dhe 11 të plagosur

Mbretëresha e Madhe Elizabeth dhe ne!

Sistemi jashtë funksionit në Kapshticë! Policia nxjerr regjistrat, po punohet manualisht







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

14:33 | 04/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

by mirseda
14:42 | 04/06/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk i...

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

14:33 | 04/06/2026

SPAK i sekuestron vilën Ballukut, zbardhet skema e korrupsionit, ish-zv/kryeministrja favorizoi …

14:13 | 04/06/2026

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

13:52 | 04/06/2026

Kërkesa për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, GjK nuk e kalon për shqyrtim

13:45 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com