Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Këshilli i Evropës: Rusia rifiton të drejtën e votës në Asamble

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Këshilli i Evropës: Rusia rifiton të drejtën e votës në Asamble

Pas disa orësh debati të fortë, 118 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) votuan pro ndryshimit të rregullores duke hapur rrugën që Rusia të mbetet në organizatën paneuropiane. 62 anëtarë votuan kundër dhe dhjetë abstenuan. Megjithë protestat e ashpra, sidomos nga deputetët e Ukrainës, Asambleja u përkul para kërkesës së Rusisë.

Moska e ka kërcënuar vazhdimisht Këshillin e Evropës në muajt e fundit dhe ka thënë se do të largohet nga kjo organizatë në rast se do të vazhdonin sanksionet kundër 18 anëtarëve rusë, kur përfshihej edhe tërheqja e të drejtës së votës. Legjislacioni i ri, i cili tani është miratuar, përcakton se asambleja parlamentare nuk do të jetë më në gjendje të vendosë sanksione në mënyrë të njëanshme në të ardhmen, por vetëm në konsultim me Komitetin e Ministrave, i cili përfshin ministrat e Jashtëm të 47 vendeve të Këshillit të Evropës. Kjo i kthen të drejtat delegacionit rus, sikurse ishte kërkuar më parë nga Moska. Nëse Moskës i mjaftojnë këto lëshime, atëherë deputetët rusë mund të kthehen qysh të martën në Strasburg për të marrë pjesë në votimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Organizatës të mërkurën.

Bojkot për shkak të aneksimit të Krimesë

Deputetët rusë i bojkotojnë punimet e Asamblesë Parlamentare të KE-së qysh prej prillit 2014, kur atyre iu hoq e drejta e votës, për shkak të aneksimit të Krimesë ukrainase nga ana e Rusisë.

Ata u përjashtuan edhe nga postet e larta në Asamble si edhe nga disa misione, si për shembull vëzhgimi i zgjedhjeve. Në qershor 2017 Moska i pezulloi pagesat e kuotës së anëtarësisë që janë rreth 33 milionë euro në vit duke e pakësuar kështu buxhetin e KE-së me 9 për qind. Këshilli i Evropës me seli në Strasburg të Francës është organizata më e madhe e shteteve të kontinentit Evropian. Ai është krijuar në vitin 1949, katër vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe sot numëron 47 anëtarë. Aty bëjnë pjesë të gjitha shtetet e Evropës, me përjashtim të Kosovës dhe Bjellorusisë. Kjo e fundit është kandidate anëtarësimi. Rusia është anëtare prej vitit 1996.

Asambleja Parlamentare e KE-së përbëhet nga 318 delegatë dhe mblidhet katër herë në vit në Strasburg. Së bashku me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ajo përkujdeset për 830 milionë shtetasit e vendeve anëtare. /DW

Tags: AsamblebojkotKErusia

TË LIDHURA

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre
Bota

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë
Bota

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

18:14 | 04/12/2025
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën
Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

17:16 | 04/12/2025
Next Post
E kritikuan për pamjen jo serioze, Braçe dëgjon këshillën e Ngjelës (foto)

Braçe paralajmëron opozitën: Të gjithë në burg kush pengon qytetarët të votojnë

‘Meta doli blof’, Bindja Demokratike zbulon prapaskenat

‘Meta doli blof’, Bindja Demokratike zbulon prapaskenat

Shtohet presioni ndërkombëtar, ambasadorja i mbërrin në zyrë Bashës

Shtohet presioni ndërkombëtar, ambasadorja i mbërrin në zyrë Bashës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Sot seanca paraprake në GJKKO, ish-presidenti Meta kërkon lirinë
Politikë

Sot seanca paraprake në GJKKO, ish-presidenti Meta kërkon lirinë

by mirseda
10:16 | 05/12/2025
0

Këtë të premte do të zhvillohet seanca e radhë për ish-presidentin Ilir Meta. Pritet që të vendoset...

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre

10:02 | 05/12/2025
“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

09:41 | 05/12/2025
Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

09:28 | 05/12/2025
Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

09:19 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com