Federiko Dimarko, zhvilloi një sezon të mirë me Parmën, sezonin e fundit ku ishte i huazuar nga Interi. Kohët e fundit qarkullonin lajme se pas huazimit te Parma, 21-vjeçari do të huazohej përsëri sezonin e ri. Xheno dhe Atalanta kishin shfaqur interes, për të marrë mbrojtësin e majtë në skuadrat e tyre.
Por, sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, e ardhmja e italianit do të jetë tek zikaltërit, të cilët besojnë te aftësitë e Dimarkos. Lojtari luan si mbrojtës i majtë, por e bën shumë mirë edhe mesfushorin në skemën 3-5-2, dhe për këtë arsye pëlqehet nga Konte, i cili do ta përfshijë atë në listën e lojtarëve, që do të luajnë në Ligën e Kampionëve.