Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kërkesë ministrive, lironi arinjtë e robëruar

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Kërkesë ministrive, lironi arinjtë e robëruar

Në Shqipëri , shumë prej nesh kanë parë arinj që ndodhën në kafaze të cilët një pjesë e lokaleve apo resorteve i mbajnë për të argëtuar apo për të qenë atraktiv ndaj klientëve. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kemi parë arinj që tërhiqen nga njerëz me zinxhir në hundë të cilët janë përdorur për të bërë foto. Të gjithë e kujtojmë thirrjen e famshme, “ foto me arushën”, apo ato që janë shfaqur në media këta muajt e fundit. Ndër rastet më flagrante ishte shfaqja e dy këlyshëve të ariut në një resort turistik në Theth.

Rreth një vit më parë u ngrit një koalicion “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë” për problemin e mbajtjes së arinjve në robëri, por problematika vijon të mbetet e tillë dhe madje të thellohet në Shqipëri.

Koalicion “Të shpëtojmë arinjtë shqiptare” i ka drejtuar një letër të hapur të gjithë autoriteteve që

 kanë një pjesë të përgjegjësisë dhe të detyrimit për gjetjen e një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme.

Letra i drejtohet; Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave etj.

Ky krim mjedisor përbën një rrezik të madh për ruajtjen e popullsisë së ariut të egër në Shqipëri, por gjithashtu për mirëqenien e kafshëve dhe imazhin e Shqipërisë si vend që planifikon të zhvillojë turizmin ekologjik. Mjafton këtu të përmenden me dhjetëra shkrime, reportazhe, emisione nga media prestigjioze ndërkombëtare si Daily Mail, Bild, AFP, Reuters, Dodo, etj.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje që rritja e numrit të arinjve që mbahen në robëri sjell një kosto financiare të mëtejshme pasi ndërtimi i qendrës së shpëtimit të arinjve do të kërkojë më shumë resurse dhe nga ana tjetër kosto më të mëdha mirëmbajtjeje.

Nuk duhet lënë mënjanë edhe rreziku potencial që sëmundje të ndryshme, madje edhe tërbimi, përbëjnë për popullsinë apo individë që mund tu afrohen këtyre kafshëve.

Letra e plote e koalicion “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë”

Drejtuar: Ministrisë së Mjedisit

Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ministrisë së Ekonomisë

Ministrisë së Shëndetësisë

Ministrisë së Brendshme

Ministrisë së Bujqësisë

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave

Koalicioni “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë” (Save Albanian Bears) dëshiron të shprehë shqetësimin më të thellë për rastet e mbajtjes së arinjve në robëri dhe sidomos për ato që janë shfaqur këta muajt e fundit. Ndër rastet më flagrante ishte shfaqja e dy këlyshëve të ariut në një resort turistik në Theth.

Siç mund të jeni në dijeni, qëllimi grupimit “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë”, që u krijua zyrtarisht më datë 17 Shkurt 2017 dhe që përfshin disa organizata qeveritare, jo-fitimprurëse dhe ndërkombëtare si: Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Aleanca e Alpeve Shqiptare (AASh), Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve (ASPBM),  Animal Rescue Albania (ARsA), Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë, Four Paws International, Associazione Salviamo gli Orsi della Luna, Shoqata “Në Familje për Familjen (NFPF), Fondacioni “Royal Albania”, Shoqata “Runja” dhe Shoqata Kombëtare e Parqeve Shqiptare (SHKPSH), është gjetja dhe zbatimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë për dhënien fund të mbajtjes së arinjve në robëri në Shqipëri.

Pavarësisht punës së bërë që në fillim të vitit 2016 nga Autoritetet Shqiptare, Koalicioni dhe organizatat përbërëse të tij, kur u arrit shpëtimi dhe sistemimi jashtë vendit i më shumë se 25 ekzemplarëve të arriut të murrmë, vërejmë me shqetësim që raste të reja janë bërë prezente gjatë periudhës së pranverës 2017:

  • Një ari i moshës 4-5 muajsh në plazhin e Durrësit si atraksion për foto
  • Dy arinj të moshës 4-5 muajsh në Theth të rrethit Shkodër (në një zonë të mbrojtur) pranë restorant Thethi Paradise
  • Një ari i moshës 3-4 muajsh në fshatin Shën-Mëri, Tiranë i cili u shpall për shitje në një platformë online
  • Ekspozimi publik dhe abuzimi me një këlysh nga dy artistë Shqiptarë (Mozzik dhe Adrian Gaxha)

Për sa më sipër, Ne, si një Koalicion që i dedikohet mbrojtjes dhe mirëqënies së kafshëve, shprehim shqetësimin tonë serioz duke qenë se po vazhdon të kryhet një krim ndaj mjedisit në Shqipëri pasi të gjithë këto arinj, të rrëmbyer nga natyra dhe jeta e egër, janë mbajtur dhe mbahen në kushte totalisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për mbrojtjen e faunës së egër. 

Ky krim mjedisor përbën një rrezik të madh për ruajtjen e popullsisë së ariut të egër në Shqipëri, por gjithashtu për mirëqenien e kafshëve dhe imazhin e Shqipërisë si vend që planifikon të zhvillojë turizmin ekologjik. Mjafton këtu të përmenden me dhjetëra shkrime, reportazhe, emisione nga media prestigjioze ndërkombëtare si Daily Mail, Bild, AFP, Reuters, Dodo, etj.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje që rritja e numrit të arinjve që mbahen në robëri sjell një kosto financiare të mëtejshme pasi ndërtimi i qendrës së shpëtimit të arinjve do të kërkojë më shumë resurse dhe nga ana tjetër kosto më të mëdha mirëmbajtjeje.

Nuk duhet lënë mënjanë edhe rreziku potencial që sëmundje të ndryshme, madje edhe tërbimi, përbëjnë për popullsinë apo individë që mund tu afrohen këtyre kafshëve.

Duke e vlerësuar lart kontributin e Ministrisë së Mjedisit dhe strukturave të saj të varësisë si AKZM dhe Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit në ruajtjen e faunës dhe florës, si dhe mbështjetjen e vazhdueshme në shpëtimin e një numri arinjsh gjatë vitit 2016 dhe 2017, Koalicioni u kërkon autoriteteve kompetente që:

Të ndiqen me urgjencë rastet e cituara më lart por edhe problemi i mbajtjes së arinjve në robëri në tërësi, dhe të  merren masat e nevojshme që të eleminohet mundësia e përsëritjes së tyre, me objektiv final gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, nëpërmjet:

  1. përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues dhe zbatimit rigoroz të ligjit në praktikë
  2. identifikimit, rregjistrimit dhe krijimit të një baze të detajuar të dhënash për të gjithë rastet kur individë të faunës së egër mbahen në gjendje robërie
  3. informimit dhe sensibilizimit të opinionit publik mbi paligjshmërinë e mbajtjes së arinjve në robëri dhe dëmin që po i shkaktohet kësaj specieje por edhe mjedisit në përgjithësi
  4. marrjes së masave konkrete për ngritjen e një qendre shpëtimi të arinjve që aktualisht mbahen në kushte robërie dhe për të cilët rehabilitimi është i pamundur.

Anëtarët e grupimit sigurojnë një mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar në plotësimin e pikave të mësipërme dhe përsërisin gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në arritjen e qëllimit të përbashkët.

Tags: arinjkerkeseLetraministriorganeroberiTë shpëtojmë

TË LIDHURA

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq
Aktualitet

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

20:43 | 24/10/2025
Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen
Politikë

Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

20:06 | 24/10/2025
Fier, kabina e pallatit përfshihet nga flakët, shmanget në kohë përhapja e zjarrit
Aktualitet

Fier, kabina e pallatit përfshihet nga flakët, shmanget në kohë përhapja e zjarrit

19:44 | 24/10/2025
Next Post
Ndeshja me Lihtenshtejnin, FSHF ul çmimin e biletave

Ndeshja me Lihtenshtejnin, FSHF ul çmimin e biletave

Vera e tërheqjes së Evropës

Vera e tërheqjes së Evropës

Berisha: Rama në Korçë me militantë nga Elbasani

Ndotja në Korçë, Berisha: Ky është krim shtetëror mbi mjedisin (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq
Aktualitet

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në banesën e saj në Maliq

by mirseda
20:43 | 24/10/2025
0

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në shtëpinë e saj në Maliq. Vajza 6-vjeçare e...

BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

BE akuzon Metën për dështim në kontrollin e përmbajtjeve të paligjshme në internet

20:09 | 24/10/2025
Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

Berat: Diskutohet drafti për “Barazinë Gjinore”; Bozdo kërkon tërheqjen

20:06 | 24/10/2025
Fier, kabina e pallatit përfshihet nga flakët, shmanget në kohë përhapja e zjarrit

Fier, kabina e pallatit përfshihet nga flakët, shmanget në kohë përhapja e zjarrit

19:44 | 24/10/2025
Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç

Berat: 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit, kryesisht 45-55 vjeç

18:34 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com