“Kërcimi i Tropojës” është shpallur kryevepër e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, ndërsa po përgatitet në rrugëtimin drejt UNESCO-s. Koreografi Skënder Haklaj evidenton ndryshimin mes valles dhe kërcimit, terma që shpeshherë dhe ngatërrohen, ndërsa tregon se ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqen përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve, duarve, kokës dhe shtatit në përgjithësi.
Profesori tregon edhe se “Kërcimi i Tropojës” tashmë ka hapur rrugëtimin për në UNESCO, në synim të së cilit janë bërë filmime, konferenca, dhe i është dhënë titulli kryevepër e trashëgimisë shpirtërore, ndërsa synon që ti jepet edhe çmimi “nderi kombit”.
E veçanta është se grupi i valleve ‘FOLKTREVAR’, është një grup të rinjsh që pavarësisht se në fokus është “Kërcimi i Tropojës”, ata janë nga të gjitha vende e Shqipërisë. Dëshira dhe pasioni për të mësuar më shumë për këtë zhanër, të rinjtë të japin shpresën se folklori dhe kërcimet popullore do të trashëgohen brez pas brezi.