E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Kërcënon forcat e sigurisë franceze, evakuohen turistët nga ishulli

Policia franceze ka evakuuar njerëzit nga ishulli turistik Mont Saint-Michel dhe po kontrollon shtëpitë, pasi një person ka kërcënuar forcat e sigurisë, raportojnë mediat lokale.

“Një person ka hyrë në Mont Saint-Michel. Para një pronari të një kafeneje, ai ka bërë kërcënime specifike kundër forcave të sigurisë”, tha kreu i qeverisjes lokale për transmetuesin publik FranceInfo.

Personi i dyshuar nuk dihet nëse është i armatosur, citohet të ketë thënë për transmetuesin francez, shefi i policisë, Jean-Marc Sabathe.

“Kam urdhëruar që të gjitha shtëpitë të kontrollohet dhe të verifikohet nëse personi është ende në Mont-Saint-Michel”, tha ai, duke shtuar se personi i dyshuar mund të jetë larguar së bashku me turistët, gjatë evakuimit, shkruan rel.

Mijëra turistë vizitojnë këtë vend çdo vit. Forcat e sigurisë në Francë kanë qenë në gatishmëri të lartë, që prej një serie të sulmeve terroriste kanë marrë jetën e mbi 230 personave gjatë vitit 2015 dhe 2016.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...