Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kërcënohet Evropa dhe SHBA/Turqit zbulojnë planin e tmerrshëm rus

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Kërcënohet Evropa dhe SHBA/Turqit zbulojnë planin e tmerrshëm rus

Nga C.J.WERLEMAN “TRT World”/Në vitet 1960, Rusia përfitoi nga lëvizjet e majta anti-imperialiste, në një përpjekje për të destabilizuar rendin e botës liberale. Sot, rusët po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë me të djathtën ekstreme, vetëm se këtë here në qendër është islamofobia.

Lëvizja për të Drejtat Civile, kundërshtimi ndaj Luftës së Vietnamit, dhe një zhgënjim me natyrën autoritare të komunizmit dhe socializmit, i hapi rrugë të Majtës së Re Ndërkombëtare në vitet 1960, duke kulmuar me protesta mbarëbotërore kundër luftës në vitin 1968. Sot, një e Djathtë e re Ekstremiste është duke u ndërkombëtarizuar, dhe ushqyer nga një burim kryesor: islamofobia.

Duke pasur parasysh faktin se politika e majtë i gjurmon rrënjët e veta në parimet e emancipimit, çlirimit, barazisë dhe drejtësisë sociale, është e lehtë të harrohet se kërcënimi kryesor terrorist për agjencitë e zbatimit të ligjit në botën perëndimore në pjesën më të madhe të viteve 1970, ishin organizatat majtiste.

Grupet terroriste majtiste si Brigadat e Kuqe Italiane, Ushtria e Kuqe Japoneze, Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe në Gjermani, Drejtoria e Aksionit Francez dhe Lëvizja e Nëndheshme Amerikane (të themeluara për t’i dhënë fund imperializmit amerikan), kryen së bashku më shumë se disa mijëra sulme terroriste në të gjithë Europën dhe Shtetet e Bashkuara në vitet 1970-1980.

Këto grupe terroriste majtiste, ndanin një grup të përbashkët besimesh, duke përfshirë kundërshtimin e ashpër ndaj qeverive të tyre, kolonializmit perëndimor, rendit europian, imperializmit amerikan, politikës së Luftës së Ftohtë, së bashku me një solidaritet të shprehur ndaj lëvizjeve anti-koloniale dhe të të drejtave civile.

Shumë prej këtyre grupeve ndanin edhe një tjetër veçori të përbashkët:ato financoheshin nga Bashkimi Sovjetik. Në veçanti, KGB edhe policia sekrete e Gjermanisë Lindore STASI, ndihmuan me armë dhe trajnim grupimet e majta ekstremiste si Brigadat e Kuqe Italiane, Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe dhe Lëvizja e 2 Qershorit në Gjermani, me shpresën se ato grupe përmes përdorimit të dhunës, do të destabilizonin rendin demokratik evropian, dhe dobësonin shtetet demokratike perëndimore.

Pas 5 dekadash, Vladimir Putin po nxit grupet e ekstremit të djathtë në të gjithë botën, të destabilizojnë rendin demokratik evropian, të minojnë aleancat perëndimore, duke i zhytur në kaos shtetet perëndimore demokratike – dhe islamofobia dhe ksenofobia, janë “zamka” që i bën bashkë këta individë të ekstremit të djathtë në të gjithë globin.

Tani e dimë se Rusia e përdori islamofobinë si një argument qendror, në përpjekjet e saj për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016, në favor të Donald Trumpit. Ai e bëri këtë duke ngritur forume që fabrikonin dhe shpërndanin lajme të rreme, që përforconin postimet anti-myslimane në mediat sociale, ndërsa në të njëjtën kohë hapi mijëra llogari të rreme në mediat sociale për të portretizuar pikëpamjet ekstremiste islamike, si tipike të myslimanit të zakonshëm amerikan.

Përpjekja e Moskës për të ndërkombëtarizuar të djathtën ekstreme nëpërmjet islamofobisë, ka qenë kaq e efektshme saqë ambasadori i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar, loboi tek qeveria britanike për të liruar nga burgu predikuesin e njohur të urrejtjes anti-myslimane Tommy Robinson, i cili po vuan një dënim me 13 muaj burg për shkak se sfidoi një gjykatë.

Megjithatë, ushtria e mbështetësve të Robinson, e ka keqinterpretuar qëllimisht dënimin e tij, si një ndëshkimi ndaj “fjalës së lirë”. Ndërsa gjurmimi i parave që financojnë grupet e ekstremit të djathtë nuk është i lehtë, Linda Curika, zëdhënësja e komunikimit strategjik të NATO-s, thotë se mbështetja ruse për ekstremistët është “pjesë e një strategjie të Kremlinit për të dobësuar mbështetjen politike për Bashkimin Europian dhe NATO-n”.

“Ka një lidhje të qartë ideologjike midis supremacistëve të bardhë amerikanë, dhe atyre të ekstremit të djathtë evropian”- thotë tha Curika. Ndërkohë më e lehtë për t’u gjurmuar, është shuma e madhe e parave që marrin partitë politike europiane dhe organizatat e ekstremit të djathtë nga bankat shtetërore ruse.

Për shembull, një bankë e kontrolluar nga Kremlini dha hua një shumë prej 9 milionë eurosh për partinë francezë të Frontit Nacional të ekstremit të djathtë të drejtuar nga Marin Lë Pen, gjatë zgjedhjeve kombëtare franceze të vitit 2017.

Në Austri, Kremlini mbështeti Partinë e Lirisë, po të ekstremit të djathtë, që formoi një qeveri koalicioni pikërisht falë nxitjes së ndjenjës anti-myslimane, me disa anëtarë të qeverisë që janë të njohur për shprehjen e ndjenjave neonaziste.

Këto parti dhe grupime politike evropiane të mbështetura nga Rusia, ndërveprojnë me figura me ndikim dhe të shquara, në mesin e grupeve dhe individëve të ekstremit të djathtë në Shtetet e Bashkuara.

“Megjithëse vendi ynë ka pasur gjithnjë supremacistë të bardhë, Rusia u ka dhënë atyre një fokus dhe energji të ripërtërirë, si dhe një botëkuptim të gatshëm”- vëren John Schindler, ish-analist i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, dhe oficer i kundërzbulimit në SHBA.

Propaganda e djathtë e financuar nga Rusia, ka qenë kaq e efektshme sipas Schindler, sa nacionalistët e bardhë në Shtetet e Bashkuara, për të cilët ai thotë se nuk do ishin në gjendje të gjenin se ku ndodhej Siria në një hartë, tani shprehin mbështetje të qartë për udhëheqësin e regjimit sirian, Bashar Al Asad.

“Sinkronizimi ideologjik ndërmjet neo-nazistëve amerikanë dhe Kremlinit, po i afrohet një mbivendosjeje të plotë”- vëren Schindler. E gjitha kjo po sjell rritjen dramatike të terrorizmit të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Një raport i kohëve të fundit nga Europol, zbuloi se grupet dhe individët e ekstremit të djathtë dhe separatistët ishin përgjegjës për 137 nga 205 sulmet terroriste në vitin 2017.

Ndërsa një raport i kohëve të fundit i përgatitur për Kongresin Amerikan nga Zyra e Llogaridhënies Qeveritare, zbuloi se “nga 85 incidentet ekstremiste të dhunshme që kanë shkaktuar vdekje që nga 12 shtatori 2001, përgjegjëse për 62 (73 për qind), ishin grupet ekstremiste të dhunshme të ekstremit të djathtë.

Shënim: C.J.Werleman është gazetar dhe analist për konfliktin dhe terrorizmin.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: evropakercenohetnxjerrinplaninrusSHBAskenëtmerrshëmTurqit

TË LIDHURA

Britania vlerëson Altin Dumanin për guxim e integritet në luftën kundër krimit
Aktualitet

Britania vlerëson Altin Dumanin për guxim e integritet në luftën kundër krimit

16:23 | 09/12/2025
Trilioni i Kinës sfidon Europën
Bota

Trilioni i Kinës sfidon Europën

15:01 | 09/12/2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!
Aktualitet

Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!

13:23 | 09/12/2025
Next Post
Lindi në Poloni, vdiq në Shqipëri! Dëshmia e Petro Markos: E pashë me sytë e mi si e vranë në qeli…

Lindi në Poloni, vdiq në Shqipëri! Dëshmia e Petro Markos: E pashë me sytë e mi si e vranë në qeli...

Video/E dashura i bën gjëmën djalit përpara të gjithëve

Video/E dashura i bën gjëmën djalit përpara të gjithëve

Kaloi Vetingun, Berisha sulmon gjyqtarin: Ky monstër liroi Arben Frrokun!

Kaloi Vetingun, Berisha sulmon gjyqtarin: Ky monstër liroi Arben Frrokun!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Britania vlerëson Altin Dumanin për guxim e integritet në luftën kundër krimit
Aktualitet

Britania vlerëson Altin Dumanin për guxim e integritet në luftën kundër krimit

by mirseda
16:23 | 09/12/2025
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH,...

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, nesër i jepet lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, nesër i jepet lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

16:20 | 09/12/2025
Trilioni i Kinës sfidon Europën

Trilioni i Kinës sfidon Europën

15:01 | 09/12/2025
Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
PS çon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr firmat, kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

PS çon 6 emra në seancë. PD: Kemi tërhequr firmat, kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

14:49 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com