Shkencëtarët globalë kanë kritikuar planet e qeverisë së Britanisë së Madhe për të lehtësuar pothuajse të gjitha kufizimet e Covid-19, duke e quajtur atë joetike dhe të rrezikshme për të gjithë planetin.
Duke u mbledhur në një samit virtual, shkencëtarët dhe këshilltarët qeveritarë kryesorë nga e gjithë bota paralajmëruan se Britania po shkonte drejt katastrofës duke hequr shumicën e kufizimeve të saj, shkruan CNBC.
Kërkesa erdhi ndërsa më shumë se 1,200 shkencëtarë mbështetën një letër në revistën mjekësore Lancet, në të cilën planet e Kryeministrit Boris Johnson u quajtën “të rrezikshme dhe të parakohshme”.
Anglia do të shohë shumicën e kufizimeve të fundit të mbetura, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe distancimin social, për të cilën Johnson ka thënë se do të jetë një veprim “i pakthyeshëm” .
Johnson ka mbrojtur ashpër strategjinë e tij të re dhe ka argumentuar se tani është “koha e duhur për të vazhduar.