Këngëtari shqiptar nga Tetova, Shkodran Tolaj është rrahur brutalisht teksa xhironte një klip.
Ngjarja ka ndodhur në Kërçovë të Maqedonisë, ku këngëtari është goditur nga disa persona në momentin që po xhironte kripin e këngës “Kërçovari”. Kjo këngë është me motive patriotike, gjë që duket se ka sjellë dhunën ndaj shqiptarit nga maqedonasit, të cilët vetë Shkodrani i quan skllavo-maqedonë.
Është vetë këngëtari shqiptar ai që ka denoncuar dhunën përmes një videoje live në Facebook, ku duket fytyra e tij e gjakosur, ndërsa më vonë ai ka postuar sërish, ku shkruan se do e japë edhe pikën e fundit për Kërçovën dhe Shqipërinë.
Fatmirësisht këngëtari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sulme të tilla janë jo të rralla ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
POSTIMI I TOLAJT: