Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt një Shqipërie më të madhe”

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
“Këmbimi i territoreve, hapi i parë drejt një Shqipërie më të madhe”

‘Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk do të përfundojë këtu’, thekson në intervistë me ‘Deutsche Wellen’, eksperti i shoqatës gjermane, DGAP.

DW: Thaçi dhe Vuçiçi po planifikojnë të këmbejnë territore. Uashingtoni nuk është kundër. Pas bisedës me Donald Trump, kancelarja Merkel nuk ishte aq e njëkuptimtë në deklaratën e saj, sikurse më parë. Edhe Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në kuadër të takimit joformal në Gymnich tha vetëm se nuk ishte ide e mirë të ndryshoheshin kufijtë. Kjo tingëllonte më shumë si këshillë se sa si refuzuzim. Mos është Gjermania duke e zbutur qendrimin e saj lidhur me kufijtë në Ballkan?

Milan Nič: Nuk do të shikoja patjetër nuancat. Qëndrimi i Berlinit është mëse i qartë. Gjermania ka qenë gjithmonë konsekuente dhe shumë e qartë lidhur me këtë çështje. Së pari, pas dyerve të mbyllura, gjatë takimeve të kancelares Merkel në Berlin me presidentin Vuçiç dhe presidentin Thaçi, dhe më pas me kryeministrin e Bosnjës. Ajo e ka folur këtë edhe me kryeministrin kroat Plenkoviç. Ndoshta nuk ka dashur t’i hedhë benzinë zjarrit duke bërë edhe një deklaratë tjetër, pas asaj të gushtit 2013. Por unë nuk shoh asnjë ndryshim te qëndrimi  i Gjermanisë. Janë të tjerë ata që kanë ndryshuar.

Për kë e keni fjalën?

Uashingtoni posepo. Deklarata e John Bolton për mendimin tim është një shenjë se amerikanët po shohin për alternativa, meqë nuk janë më të interesuar. Ata nuk e shohin rolin e Amerikës si udhëheqës. Ky është për ta një problem që i mbetet Europës. Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës.

Përse Thaçi dhe Vuçiçi sollën propozimin e ndryshimit të kufijve?

Kur presidenti Thaçi ishte për vizitë në Berlin, ne e kishim të ftuar në DGAP së bashku me ambasadorin Ischinger, dhe Thaçi atëherë e përjashtoi qartë mundësinë e ndryshimit të kufijve. Ishte një gjë e mirë që e tha publikisht, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë nuk e di se përse. Nga pala serbe është e qartë, se për ta ky ka qenë gjithnjë një opsion, qysh prej vitit 1999. Dhe tani presidenti Vuçiç thotë se njohjen e Kosovës mund ta justifikojë para opinionit publik duke marrë diçka si kompensim, pra, territor.

A është ky opsion realist?

Është realist nëse liderët vendas janë të vendosur ta realizojnë dhe aktorët kyçë të jashtëm, fuqitë e mëdha, do ta lejojnë. Por unë jam pak i shqetësuar se kjo histori nuk do të mbarojë me kaq.

Cili do të jetë efekti i saj?

Nuk është puna te korrigjimi i kufijve. Unë besoj se është një çështje komplekse. Është iluzion të mendosh se do të kemi vetëm një këmbim të vogël territoresh. Është e kuptueshme që është shumë tërheqëse në këtë pjesë të vogël të Ballkanit, kur kemi parasysh Kosovën e Veriut dhe Preshevën, por nuk do të mbarojë aty. Do të jetë një hap prapa që do të fillojë në Mitrovicë dhe të nesërmen do të ketë një ndarje të madhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë. Dhe ka shqetësime edhe për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, në një periudhë kohe afatgjatë ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe.

Milan Nič, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore. Një nga fushat e tij të ekspertizës është Ballkani Perëndimor. (Burimi:DW)

 

 

Tags: eksperti gjermankosovekufijtëserbi

TË LIDHURA

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale
Bota

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Pas shkeljes së hapësirës ajrore, Polonia dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin ushtarak
Bota

Pas shkeljes së hapësirës ajrore, Polonia dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin ushtarak

19:51 | 11/09/2025
Në Francë propozohet ndalimi i TikTok për fëmijët nën 15-vjeç
Bota

Në Francë propozohet ndalimi i TikTok për fëmijët nën 15-vjeç

19:43 | 11/09/2025
Next Post
Shtëpisë i del pronari, dy motrat jetojnë në tendë në mes të Tiranës

Shtëpisë i del pronari, dy motrat jetojnë në tendë në mes të Tiranës

“Njeriu i fundit që u fotografua kështu u bë kryeministër”. Me kë ta ketë Arbër Çepani?

"Njeriu i fundit që u fotografua kështu u bë kryeministër". Me kë ta ketë Arbër Çepani?

Zyrtare/ Klodian Duro rikthehet në Superiore, trajner i Kamzës

Zyrtare/ Klodian Duro rikthehet në Superiore, trajner i Kamzës

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com