Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Në Francë propozohet ndalimi i TikTok për fëmijët nën 15-vjeç

9 muaj ago
in Bota

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeç dhe vendosjen e një “orari policor digjital” për të rinjtë e moshës 15 deri në 18-vjeçare, në përpjekje për ta frenuar ndikimin negativ mbi shëndetin e tyre.

“Një ndalim i tillë do të dërgonte një mesazh si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit, se rrjetet sociale nuk janë të padëmshme para moshës 15-vjeçare”, tha për AFP Laure Miller, raportuese e komisionit parlamentar hetimor.

Komisioni, i ngritur në mars, ka intervistuar familje viktimash, menaxherë të platformave sociale dhe influencerë për të analizuar algoritmin e TikTok-ut, një aplikacion jashtëzakonisht i popullarizuar mes të rinjve, i cili “kopjohet nga rrjete të tjera sociale”, sipas Millerit.

Ai u krijua pas proceseve ligjore kundër TikTok-ut në Francë në fund të vitit 2024, pas një padie nga shtatë familje që akuzuan platformën se ekspozon fëmijët ndaj përmbajtjeve që mund t’i nxisin drejt vetëvrasjes.

“Është e vështirë për ne prindërit ta kontrollojmë këtë gjë”, tha për AFP Geraldine, 52-vjeçare, dhe një nga paditëset që kërkoi të mbetej anonime.

Ajo humbi vajzën e saj Penelope, 18-vjeçare, në shkurt të vitit 2024, e cila kreu vetëvrasje. Më pas, ajo zbuloi se vajza kishte publikuar dhe shikuar në TikTok video me përmbajtje që nxisnin vetëlëndim.

TikTok pretendon se siguria e të rinjve është prioriteti kryesor i kompanisë.

Raporti paralajmëron se, nëse brenda tri vjetësh rrjetet sociale nuk përmbushin detyrimet ligjore, sidomos ato të përcaktuara në Rregulloren Evropiane për Shërbimet Digjitale (DSA), mund të shkohet deri në ndalimin e përdorimit për personat nën 18-vjeçarë.

Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, Spanjën dhe Greqinë, kohët e fundit i kanë bërë thirrje Brukselit për rregullim më të rreptë të platformave online për fëmijët, për shkak të shqetësimeve mbi varësinë, bullizmin digjital dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

Menaxherët e TikTok-ut, i cili është pronë e kompanisë kineze ByteDance, theksuan se sistemi i vëzhgimit i bazuar në inteligjencën artificiale ka mundësuar heqjen e 98 për qind të përmbajtjeve që shkelin rregullat e përdorimit në Francë vitin e kaluar.

Megjithatë, sipas komisionit, përmbajtjet e dëmshme vazhdojnë të qarkullojnë, duke shkaktuar, ndër të tjera, humbje të vëmendjes, çrregullime të gjumit dhe probleme me vetëvlerësimin.

Për të rinjtë e moshës 15 deri në 18-vjeçare, raporti propozon një “orë policore digjitale”, sipas së cilës rrjetet sociale do të bëheshin të paqasshme nga ora 22:00 deri në orën 08:00.

TË LIDHURA

Bota

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026
Bota

Telefonatë pozitive Ukrainë-SHBA, të dërguarit e Trump planifikojnë një vizitë të mundshme në Kiev

12:05 | 09/06/2026
Next Post

Pas shkeljes së hapësirës ajrore, Polonia dhe Ukraina rrisin bashkëpunimin ushtarak

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I dënuar për trafikim njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

by mirseda
17:05 | 09/06/2026
0

Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve...

Presidenti Ademi udhëton në SHBA dhe Meksikë për aktivitetet e FIFA-s në Botërorin 2026

16:43 | 09/06/2026

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026

Rama-gazetares rumune: Gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin!

16:04 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com