Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në media ka pohuar se brenda partisë demokratike ekziston një grup që kërkon që ta përçajë këtë parti, madje kanë agjendë. Këlliçi tha se kushdo që kërkon të përçajë këtë parti është duke i shërbyer Ramës.
“Në Partinë Demokratike ekziston një grup që kërkon që ta përçajë këtë parti. Kushdo në PD që ka në agjendë të tij të shkatërrojë partinë demokratike nuk i shërbenë kësaj partie por Edi Ramës, demokratët të bashkohen”, tha Këlliçi
Gjithashtu, Këlliçi tha se “e rëndësishme të kuptojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, nuk e prisnim. PD t’i nënshtrohet një procesi analize për të kuptuar ku qëndron problemi. Nëse do kemi një analizë të mirëfilltë, PD do të ringrihet. Kryetari i partisë, Basha mori përgjegjësinë mbi vete për listat e deputetëve, por shit-blerja e votës në këto zgjedhje ka qenë masive. Fatkeqësi që Rama ka një mazhorancë solide, ka timonin i vetëm.”