Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

KED i jep ‘goditjen’ e fortë Metës, ndalon kandidaten e tij për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KED i jep ‘goditjen’ e fortë Metës, ndalon kandidaten e tij për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar Regleta Panajotin, që të marrë pjesë në garën për Kushtetuese. Panajoti u shpall si kandidate për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Në mbledhjen e KED, është vendosur që të shfuqizohet vendimi i datës 24.07.2019, për lejimin e kandidates Regleta Panajoti për vendin vakant.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit, apo subjektet e tjera.

Njoftimi:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.08.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite: 1. Miratimi i procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: – Regleta Panajoti.

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit apo subjektet e tjera.

Pas miratimit të procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim si dhe duke u bazuar në vendimin nr.19 datë 30.07.2020 të Komisionit të Posaçëm të Apelimit , vendosi: 1. Shfuqizimin e vendimit nr.75, datë 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për lejimin e kandidimit të kandidatës:

Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

1.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

2. Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Znj. Regleta Panajoti do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Tags: Gjykata Kushtetueseilir metaRegleta Panajoti

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Radhët kilometrike në Kakavijë/ Meta: Përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare

Radhët kilometrike në Kakavijë/ Meta: Përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare

“Kërkoj falje në emër të shtetit shqiptar!”, Meta: Qeverisë do i çoj një kalendar

“Kërkoj falje në emër të shtetit shqiptar!”, Meta: Qeverisë do i çoj një kalendar

Meta: Pala greke s’ka asnjë faj! Përgjegjësia e kryeministrit që është dhe Ministër i Jashtëm

Meta: Pala greke s’ka asnjë faj! Përgjegjësia e kryeministrit që është dhe Ministër i Jashtëm







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com