Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

KE po shqyrton udhëtimet e domosdoshme për Ballkanin

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
KE po shqyrton udhëtimet e domosdoshme për Ballkanin

Intervistë e gazetares Erisa Zykaj me komisioneren evropiane për punët e brendshme, Ylva Johansson, para ministerialit vjetor BE-Ballkan Perëndimor në nivelin e ministrave të brendshëm të Ballkanit, që do mbahet në 22 tetor.

Komisionerja Johanson deklaron për ABC News, se mbyllja e kufijve të Bashkimit Evropian nuk është mënyra e duhur për t’u përballur me pandeminë COVID-19 dhe se Komisioni Europian po punon aktualisht për të përcaktuar se cilat janë udhëtimet e domosdoshme drejt Bashkimit Europian që janë të autorizuara në zonën Shengen.

Johansson ndan shqetësimin e shteteve anëtare lidhur me mungesën e një gjurme provash solide për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkan, përfshirë Shqipërinë. Johansson shprehet, se nuk bëhet fjalë vetëm për trafik të qenieve njerëzore dhe se aty trafikohen gjithashtu armë dhe drogë dhe grupet kriminale janë të organizuara shumë mirë. Komisionerja deklaron, se se do të prezantojë një plan aksioni për luftën kundër krimit të organizuar me vendet e Ballkanit Perëndimor vitin e ardhshëm.

Erisa Zykaj: Ministeriali BE-Ballkan Perëndimor në nivelin e ministrave të brendshëm mbahet në mes të pandemisë COVID-19. Ju jeni e njohur për qytetarët e Ballkanit Perëndimor si komisionerja që rekomandoi heqjen e kufizimeve për udhëtimet jothelbësore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në qershor. Por shtetet anëtare nuk e ndoqën këtë rekomandim.A duhet të presin qytetarët e Ballkanit Perëndimor deri në verën e 2021 për rihapjen e kufijve të jashtëm të BE?

Ylva Johansson, komisionere për Punët e Brendshme:

“Shpresoj vërtet që jo. Sigurisht që ne kemi një situatë shumë të vështirë me pandeminë COVID-19. Shohim që përqindja e infektimeve me COVID-19 po rritet. Por gjithashtu ne shohim se mbyllja e kufijve nuk është përgjigjja e duhur për t’u përballur me pandeminë. Në vend që të mbyllim kufijtë, ne duhet të gjejmë mënyra të tjera për të luftuar pandeminë. Komisioni bëri rekomandimin e tij. Tani vendimi i takon shteteve anëtare, grupeve të punës në Këshillin e ministrave të vendosin për listën e vendeve të treta, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt BE-së. Lidhur me udhëtimet thelbësore, ne duhet të shohim me vëmendje, se cilat janë vërtet udhëtimet e domosdoshme tani që pandemia duket se do të qëndrojë gjatë me ne. Ne po punojmë për këtë.”

Erisa Zykaj: A do të diskutoni për paketën e re të migracionit dhe azilit të Bashkimit Europian me ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor? Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me menaxhimin e kufirit dhe migracionin në rajon?

Ylva Johansson: “Po, do ta diskutojmë këtë. Mendoj, se është momenti i duhur për të pasur këtë diskutim. Për Bashkimin Europian, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende të treta shumë të rëndësishme dhe janë gjithashtu vende që përgatiten të anëtarësohen në Bashkimin Europian. Ndaj është shumë e rëndësishme që ne të punojmë së bashku për menaxhimin e kufijve, për përmirësimin e procedurave të azilit, në krijimin e qendrave të mira për pritjen e migrantëve, menaxhimin e duhur e migracionit, si dhe kthimin e personave që nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Këto janë dhe çështjet ku Bashkimi Europian duhet tê punojë më ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

Erisa Zykaj: Ka disa shtete anëtare që ngrenë shqetësimin që nuk ka ende një gjurmë provash solide lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike trafikun e drogës dhe të armëve në disa shtete të rajonit si Shqipëria. E ndani këtë shqetësim?

Ylva Johansson:  Po, ndaj ne fokusohemi kaq shumë te kjo çështje, sepse është shumë e rëndësishme. Europoli prezantoi në verë një raport lidhur me trafikun e qenieve njerëzore mbi trafikun e qenieve njerëzore përmes Ballkanit Perëndimor. Por ne e dimë, se nuk bëhet fjalë vetëm për trafik të qenieve njerëzore. Ata trafikojnë gjithashtu armë dhe drogë. Grupet kriminale janë shumë mirë të organizuara. Do të prezantoj gjithashtu një plan aksioni për luftën kundër krimit të organizuar vitin e ardhshëm. Bashkëpunimi me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm. Europoli e ka këtë bashkëpunim.

Erisa Zykaj: A është ministeriali një mundësi e mire për t’i përcjellë mesazhin ministrit të Brnedshëm të Shqipërisë lidhur me nevojën e dyfishimit të përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar ?

Ylva Johansson: “Kjo është e rëndësishme për të gjithë ministrat. Është hera e parë që do të marr pjesë në këtë ministerial dhe do takohem me ministrat e brendshëm të rajonit. Ministri i brendshëm i Shqipërisë më ka ftuar të vizitoj vendin dhe shpresoj të mund ta bëj këtë shpejt”.

Erisa Zykaj: Vitin e kaluar, ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor kërkuan masa specifike për konfiskimin e aseteve kriminale për të shmangur që pasuritë e krimit të investohen sërish në aktivitete të tjera kriminale përfshirë korrupsionin. Ka ndryshuar gjë një vit më pas apo jo?

Ylva Johansson “Shumë më tepër duhet bërë në këtë drejtim. Konfiskimi i aseteve të krimit është një pjesë e rëndësishme e këtij plani. Kjo, pasi siç e thatë dhe ju, duhet evituar pikërisht që paratë e krimit të organizuar të ripërdoren për t’i bërë grupet dhe rrjetet kriminale edhe më të fuqishme. Kjo është një fushë ku kemi nevoje bashkëpunimi për sigurinë. /abcnews.al

Tags: komisionereMinisteriali BE-Ballkan PerëndimorYlva Johansson

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
“O Zot, po bie tërmet”/Lëkundje në Islandë, kryeministrja po fliste live

"O Zot, po bie tërmet”/Lëkundje në Islandë, kryeministrja po fliste live

“Edi Rama është i mbaruar”/Basha: Opozita do të fitojë zgjedhjet

“Edi Rama është i mbaruar”/Basha: Opozita do të fitojë zgjedhjet

Lavanderi, salla bilardoje/Qendrat më të pazakonta të votimit në SHBA

Lavanderi, salla bilardoje/Qendrat më të pazakonta të votimit në SHBA







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com