Ndoshta shumica e njerëzve nuk do ta prisnin që të votonin në ambientet e një muzeu. Por kjo do të ndodhë më 3 nëntor me banorët që jetojnë pranë muzeut Mamers në Filadelfin e Jugut, në distriktin nr.1 të lagjes nr.2 të qytetit. Ky muze është një nga 61 qendrat e votimit, që Rajan Donell ka dokumentuar që nga viti 2008, në investigimin e tij për të fotografuar qendrat më të pazakonta të votimit në SHBA. Ja cilat janë disa prej tyre.
Muzeu Mamers, Filadelfia, Pensilvani
Parada e Mamers, është një nga festat kryesore në Filadelfia, dhe daton zyrtarisht që nga viti 1901. Muzeu është përdorur si një qendër votimi për shumë vite. “Kjo nuk është një traditë e çuditshme”- thotë Donell, që ka jetuar në Filadelfia për gati një dekadë.
Shkolla me një klasë, Sherman Taunship, Ajoua
Në fundin e shekullit XIX, ky shtet kishte rreth 14.000 shkolla me vetëm një klasë. Ndërsa shumë prej tyre janë ende hapur, Shkolla Forest Grov, 130-vjeçare është e rrethuar me toka bujqësore dhe turbina ere. Aty gjendet një nga qendrat e votimit për banorët zonës.
Salla e boullingut “Lawn Lanes”, Çikago, Ilinois
Ajo ndodhet në Uest Laun, një zonë në anën jugperëndimore të Çikagos, e njohur për larminë e saj. Kjo sallë ka shërbyer si qendër votimit për të paktën 12 vitet e fundit. Më 3 nëntor, aty do të votojnë rreth 750 votues. Menaxheri i “Lawn Lanes”, Djvid Supanish thotë se i ati ra dakord të ofronte sallën si një qendër votimi, kur autoritetet vendosën të kërkojë një vend të ri për të ulur disi mbingarkesën në Ditën e Zgjedhjeve.
Restoranti “Saigon Maxim”, Filadelfia, Pensilvani
Donell e frekuentonte shpesh këtë restorant vietnamez, të vendosur në zemër të ‘Saigonit të Vogël’ në Filadelfia. Restoranti shërben si qendër votimi për banorët e lagjes, dhe përmban një skenë të madhe ku zhvillohen ngjarjet e komunitetit, nga ditëlindjet tek dasmat.
Garazhi i traktorëve “Ray Lounsberry’s Shed”, Nevada Tauship, Ajoua
Rei Launsbëri e ka hapur prej gati 2 dekadash garazhin e tij në fermë për votuesit e zonës. Autoritetet lokale kërkuan përdorimin e garazhit e tij, pasi qendra e mëparshme e votimit ishte shumë e ftohtë, duke i penguar votuesit të votonin. Veterani i Luftës së Dytë Botërore, që për pak mbush 100-vjeç, i ka ndihmuar rregullisht autoritet duke përgatitur vendin, duke vendosur karrige dhe sjellë pije freskuese për stafin e qendrës.
Lavanderia “Su Nueva Laundromat”, Çikago, Ilinois
“Kjo qendër është ndoshta më e famshme, por edhe më e çuditshmja. Por ajo simbolizon diversitetin dhe multi-etnicitetin e zgjedhjeve amerikane”- thotë Donell. Këtu më 3 nëntor pritet të votojnë rreth 700 zgjedhës. Kjo lavanderi funksionon si qendër votimit që prej vitit 2012.
Laboratori i Departamentit të Ujit, Filadelfia, Pensilvani
Laboratori, një ndërtesë me tulla të kuqe që ndodhet shumë larg vendbanimeve përreth, përdoret për të testuar cilësinë e ujit të pijshëm të qytetit. Një studim ka treguar që ambienti ku zhvillohet votimi mund të ndikojë në përzgjedhjen e një kandidati të caktuar.
Salla e bilardos “Pressure Billiards and Café”, Çikago, Ilinois
Ndërsa shumë restorante dhe biznese të tjera të vogla që dalin vullnetare si qendra votimi, do të mbyllen për Ditën e Zgjedhjeve, loja e bilardos në këtë foto tregon se “Pressure Billiards and Café”, i ndodhur në Exhuoter, Çikago, e vazhdon biznesin krahas votimit. Këtu votohet që prej vitit 2012. Bizneset që shërbejnë si qendra votimi, kompensohen shpesh me një tarifë të vogël. Në vitin 2015, bizneset e vogla në Çikago fituan mesatarisht nga 150 dollarë.
Burimi i lajmit: https://www.smithsonianmag.com/travel/eight-americas-most-unusual-polling-places-180976081/
Përshtatur nga TIRANA TODAY