Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, me anë të një statusi në “Facebook” duket se edhe pas mospërfshirjes në fushatën elektorale e ka të vështirë të shkëputet nga politika.
Bregu shprehet se gjatë një bashkëbisedimi me studentët e ekselencës ,ajo ka folur për politikanë të vegjël që nuk e mbulojnë dot zbrazëtin e mendjes as me yshtje megalomani dhe për ata që duan pushtet por servirin gënjeshtra.
Ish-ministrja Integrimit në këtë status nuk ka shprehur ndonjë detaj të veçantë apo se kujt i drejtohet në këtë shkrim.
Kujtojmë se Bregu është një nga emrat e PD-së që nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet nga Basha.
STATUSI I MAJLINDA BREGUT
Në bashkëbisedim me studentë të ekselencës për Europën brenda nesh; për të rinjtë dhe për politikën e mirë që duhet të frymëzojë dhe të ruajë identitetin e qartë europian të Shqiptarëve.
Kemi biseduar dje për politikanë të vegjël,të cilët nuk e mbulojnë dot zbrazëtinë e mendjes duke mbushur fjalimet politike me lloj-lloj deliresh e yshtjesh megalomanie.
Për ata që duan pushtet e servirin e gëlltisin po aq, gënjeshtrat që i besojnë vetë, madje duke i shitur për suksese të mëdha.
Kemi folur për sistemin tonë zgjedhor, për këtë fushatë të zbërdhulët dhe grafikun e bjerrë të vlerave sot në politikë.
Edhe për lëkurën e trashë sa të rinocerontit, – sic thoshte Eleonor Roosvelt, – që duhet të kenë gratë të cilat merren me politikë…
***
Me ftesë të “Rrjetit të Grave për Demokraci, (Women Democracy Network), pjesë i Institutit Republikan Amerikan.