Tre shqiptarë kanë kërcënuar me jetë ministrin e Brendshëm italian njëkohësisht zv/kryeministrin, Matteo Salvini.
Mëngjesin e sotëm në godinën e ministrisë që Salvini drejton është dërguar një letër anonime.
“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-shkruhej në letër.
Salvini ka zgjedhur ta ndajë letrën në rrjetet sociale, duke ironizuar edhe gramatikën e keqe. Krahas letrës së publikuar nuk ngurron t’i dërgojë puthje e përqafime personave që ia dërguan.
“Letra e kërcënimeve, vecanërisht gramatika italiane erdhi në Ministri. Ajo tërheq drejt, puthjet dhe përqafimet! Të shtunën e ardhshme, më 8 dhjetor në 11 në Romë në Piazza del Popolo, ne do të përgjigjemi me buzëqeshjet e një deti italianësh të respektuar!”, -shkruan Salvini në Instagram.