Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kauza që përdhosi Lulzim Basha

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Andi Bushati/Rreth Lulzim Bashës po tubohen me shpejtësi dy grupime të ndryshme nga njëri- tjetri, që kanë një qëllim të përbashkët: të justifikojnë marrëveshjen e turpshme për t’u futur në një palë zgjedhje farsë.

Në grupin e parë hyjnë sa optimistët e pandreqshëm, po aq edhe servilët e pashmangshëm. Në thelb ata mundohen të arsyetojnë se me gati 90 ditë në çadër, PD-ja arriti atë që asnjë opozitë nuk ia ka dalë ta merrte kurrë në 27 vjet.

Ata thonë se e detyruan Ramën të tërhiqet dhe të pranojë gjëra që askush nuk i kishte menduar tre muaj më parë. Ata përmendin ministrat që u larguan dhe ata që do të lënë postet duke argumentuar se kryeministrit iu rrëzua i gjithë ekipi fitues i 2013.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata që, ndryshe nga të parët, përpiqen të duken më realistë. Ata janë të ndërgjegjshëm për tërheqjen e palavdishme të Bashës, por rreken ta përligjin atë me rrethimin që i bënë liderit demokrat. Ata pretendojnë se ai nuk mund të luftonte më edhe kundër Evropës edhe kundër ShBA, edhe kundër armiqve politikë edhe kundër aleatëve që po përgatiteshin ta tradhtonin edhe kundër të blerëve si Bregu e Selami edhe kundër kritikëve dinjitozë si Topalli dhe Patozi.

Pra, nëse të parët përpiqen ta shesin zbythjen për ngadhënjim, të dytët, më të matur, duan të arsyetojnë se liderit demokrat nuk i kishte mbetur asnjë rrugë veç nënshkrimit të marrëveshjes me Ramën.

Por, si njëra palë po ashtu edhe tjetra, si idiotët e dobishëm që po thërrasin fitore, si zërat e “arsyeshëm” që justifikojnë tërheqjen, nuk përligjin dot një fakt të thjeshtë: që çadra po mbyllet me një dështim ulëritës.

Ata të gjithë së bashku nuk e fshehin dot, jo vetëm përdhosjen e utopisë imagjinare të “Republikës së Re”, por edhe dështimin e misionit minimal: zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sepse marrëveshja e këtij mes maji është as më pak dhe as më shumë sesa pranimi i një gare që nxjerr Edi Ramën fitues. Dhe për të vërtetuar këtë nuk ka nevojë të kalamendesh në arsyetime të komplikuara. Boll të rimarrësh thelbin e asaj që vetë Basha ka thënë dhe propaganduar për tre muaj në çadër.

Me pak fjalë ai ka mbrojtur tezën se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një kryeministër që mban në duar fijet e pushtetit okult të trafikantëve të drogës, të biznesmenëve koncesionarë dhe të televizioneve të mëdha të blera me benefite publike.

Pra, po t’i besoje atyre që Basha kumtonte nga bulevardi i Tiranës, e keqja nuk qe as te data e zgjedhjeve, as tek kreu i KQZ-së, as tek mësuesit socialistë që nxirrnin nxënësit në mitingje dhe as tek drejtorët e policisë të lidhur me kultivuesit e hashashit.

Po ta merrje seriozisht liderin demokrat, bindeshe se Edi Rama kontrollonte një mekanizëm ekstra demokratik me të cilin ishe e kotë të mateshe dhe të konkurroje. Se ai kishte ngritur një sistem që zgjedhjet i shndërronte në farsë dhe opozitën në një zbukurim që plotësonte fasadën demokratike.

Në rrjedhim të këtij arsyetimi, Basha pretendonte se kërkesa e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk qe as një tekë fëmijërore dhe as një absurditet për të marrë pushtet në tavolinë, por një kusht i domosdoshëm për një proces të ndershëm dhe të pandikuar nga faktorë ekstrademokratikë.

Dhe është pikërisht ky arsyetim që e bën marrëveshjen e tanishme të duket si një dështim ulëritës. Sepse përmes saj lideri i PD ka hequr dorë nga  e vetmja gjë që e paraqiti me të drejtë si problemin madhor të këtyre zgjedhjeve.

Po tani me Ramën kryeministër kush do t’i garantojë ato? Disa ministra neutralë që ai mund t’i blejë siç ka blerë gjithçka në këtë vend? Kreu i ri i KQZ-së që vetëm çelësat e kashtës ka në dorë? Disa UFO të ODHIR-it që do të hartojnë raportin final?

Basha nuk mund të argumentojë dot kurrsesi se cila nga koncesionet që ka fituar me këtë “deal” euro-amerikan do t’i pengojë trafikantët të radhiten në fushatë pro njeriut që i bëri të pasur me hashashin? Se cili prej tyre garanton se përfituesit e koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit nuk do të hedhin miliona për fushatën e PS-së? Se me çfarë amendamenti do të pengohen pronarët e mediave të lartësojnë imazhin e liderit global?

Vetëm nëse shtron këto pyetje e kupton më lehtë se Lulzim Basha ka firmosur një marrëveshje për të hyrë në zgjedhje si humbës. Se ai ka arritur vetëm të retushojë pak një garë që sërish do të jetë farsë. Se ai ka pranuar me bisht në shalë një konkurrim jo të lirë dhe të ndershëm, madje duke rrezikuar të bëhet edhe qesharak nëse thotë pas përfundimit se ai rezultoi i tillë.

Pikërisht për këtë, si grupimi i parë i mbështetësve të tij që thërrasin fitore, si ata që e justifikojnë si të vetmen rrugë që i kishte mbetur, nuk bëjnë asgjë më shumë sesa gënjejnë publikun.

Gjërat duhen thënë troç.

Lulzim Basha jo vetëm është tallur me ata që i besuan për “Republikën e Re”, e cila u flijua në të njëjtat tryeza si ato ku kishin bërë marrëveshje Berisha me Nanon dhe Ramën, por ai nuk arriti dot as objektivin minimal: një palë zgjedhje të ndershme.

Dhe si pasojë shqiptarët do të drejtohen këtë fund qershori drejt kutive të votimit, në një garë të cilës i njihet fituesi. Ato do të marrin pjesë në një farsë e cila dihet se cilin emër do të prodhojë si kryeministër.

Ironikisht, e vetmja enigmë që do të mbetet pas saj do të jetë emri i atij që do të drejtojë opozitën e re. (Lapsi.al) 

Tags: ANDI BUSHATIbashakauzaperdhosiramaRepublika e Re

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Orkestra e RTSH-së -“Nderi i Kombit” në 55-vjetorin e saj

Orkestra e RTSH-së -“Nderi i Kombit” në 55-vjetorin e saj

Kryeministri “shqetësohet” për çadrën e opozitës, jep një njoftim të rëndësishëm në FB

Kryeministri "shqetësohet" për çadrën e opozitës, jep një njoftim të rëndësishëm në FB

SARANDË/ Gjendet pa jetë roja në qendrën e kontrollit të automjeteve

SARANDË/ Gjendet pa jetë roja në qendrën e kontrollit të automjeteve







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com