Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Katica Janeva: Si u rrëzua “heroina” kundër korrupsionit në Maqedoni

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Katica Janeva: Si u rrëzua “heroina” kundër korrupsionit në Maqedoni

Nga Filip Lukic “European Western Balkans”

Ylli i ri i skandalit maqedonas “Zhvatja” është Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva. Me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfitimeve të paligjshme financiare për veten e saj, dhe 2 “bashkëpunëtorëve” të tjerë, ajo ndodhet prej 1 muaji në paraburgim në Shkup.

E portretizuar deri së fundmi në media si “një kamxhik” kundër elitës së korruptuar, një luftëtare e ardhur nga një qytezë e vogël, dhe një ikonë e revolucionit me ngjyra, Katica Janeva drejtonte Prokurorinë Speciale që u krijua në vitin 2016, si rezultat i një marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës, për të zgjidhur krizën politike në Maqedoninë e Veriut.

Udhëheqësi i opozitës në atë kohë, Zoran Zaev, publikoi bisedat e përgjuara (të ashtuquajturat ”bomba”) të drejtuesve të partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, të cilat siguruan prova të veprimtarive të tyre të paligjshme. Ato nxitën protesta në mbarë vendin, duke çuar në fund në rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit me ndërmjetësimin e BE-së.

Katër vjet më vonë, një “bombë” nga ana tjetër e kampit, e tronditi qeverinë e Zoran Zaevit. “Çështja  Zhvatja” nisi më 15 korrik, kur Bojan Jovanovski, i njohur gjithashtu si Boki 13, pronar i televizionit ”TV1”, dhe moderatori Zoran Milevski, u arrestuan nën dyshimin e shantazhimit të Jordan Kamçevit.

Sipas listës së revistës “Forbes”, Kamçev është njeriu më i pasur në Maqedoninë e Veriut. Vetë Kamçev është i dyshuar mbi një rast tjetër shkelje, që po hetohet nga Prokuroria Speciale e udhëhequr nga Janeva. Jovanovski, duke përfituar nga marrëdhëniet e tij të ngushta me Katica Janevën, i ka kërkuar Kamçevit 5 milionë euro, në këmbim të trajtimit më të butë nga Prokuroria Speciale ose shmangies së dënimit.

Skandali shpërtheu kur gazeta italiane “La Verita”, pranë partisë Lega të Mateo Salvinit, publikoi një video ku tregohej Jovanovski dhe Milevski që dilnin nga shtëpia e Kamçevit, me 1.5 milionë euro në një çantë të markës ‘Louis Vuitton’. Përgjigja ndaj pyetjes se përse gazeta italiane merret me këtë çështje, mund të gjendet në Hungari dhe tek kryeministri i saj Viktor Orban.

Pasi u akuzua për një sërë shkeljesh Nikolla Gruevski, u arratis në Hungari kur dhe fitoi azil politik. Mos harroni se kryeministri hungarez Orban është shumë pranë Salvinit, të cilin së fundmi e cilësoi si “figurën politike më të rëndësishme në Evropë”, dhe një aleat në mbrojtjen e Krishterimit dhe luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.

Kësisoj është e qartë se Gruevski përmes Orbanit, po synon të tronditë qeverinë e Zaevit, dhe të provokojë zgjedhje të parakohshme në vend, duke shpresuar që VMRO-DMNE mund të rimarrë pushtetin. Gazetari Loris Geizer, që botoi artikullin investigativ, tha se kishte marrë informacione nga ”zyrtarë të rëndësishëm në administratën maqedonase”.

Përveç regjistrimeve të Jovanovskit dhe Milevskit, u publikua edhe biseda midis prokurores speciale Janeva dhe Kamçevit. Në përgjim, Janeva i thotë Kamçevit të mos shqetësohet, se “gjithçka do të jetë në rregull”. Pak para se të bëheshin publike regjistrimet, Prokurorja Speciale, thirri një konferencë për mediat dhe dha dorëheqjen, duke argumentuar se autoritetet dhe opozita nuk po binin dot dakord për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale, mandati 5-vjeçar i së cilës përfundoi në qershor të këtij viti.

Ajo e interpretoi përgjimin, si një përpjekje për ta bindur Kamçevin të pranonte statusin e dëshmitarit të mbrojtur, duke ndihmuar hetimet. Por ajo nuk sqaroi nëse mobiliet me vlerë 5 mijë euro që ajo mori nga njëri prej të dyshuarve, janë gjithashtu pjesë e strategjisë së “lehtësimit të hetimeve”.

Ndërkohë, organi i akuzës pretendon se Janeva ka fituar shumë më tepër para në forma të paligjshme, dhe se Kamçev nuk ishte viktima e vetme e shantazhit të dyshes Jovanovski – Milevski. Bashkëpunëtorët e saj të ngushtë, si prokurorja Lila Stefanova, kanë pohuar se Janeva kishte marrë kohët e fundit shumë vendime, pa u këshilluar me pjesën tjetër të ekipit. Dhe një nga këto ishte kthimi i pasaportës Kamçevit, që i dha mundësinë të udhëtojë jashtë vendit.

Presioni ndaj kryeministrit Zaev u rrit nga dita në ditë, veçanërisht kur u bë me dije se në njërën nga bisedat e përgjuara, Jovanovski thoshte se Zaev “me siguri që nuk do të shkaktonte probleme”. Duke mbrojtur veten, kryeministri tha se nuk e kishte takuar kurrë Jovanovskin, por se Kamçev i kishte kërkuar ndihmë, duke e raportuar shantazhin që i ishte bërë.

Zaev e raportoi më pas çështjen në prokurori, çka ishte fillimi i një afere disa mujore që vuri në pikëpyetje jo vetëm legjitimitetin e të gjitha çështjeve dhe proceseve që ka trajtuar Prokuroria Speciale e drejtuar nga Janeva. Por ajo shkaktoi një destabilitet të përgjithshëm në vend, dhe shkatërroi besimin ndaj institucioneve, që mezi ishte rikthyer tek qytetarët.

Për ditë të tëra, në publik pati një debat nëse vetë Zaev duhet të jepte apo jo dorëheqjen. Por Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, tha se çështja nuk duhet të lidhet domosdoshmërisht me politikën, dhe se për momentin kishte një abuzim me detyrën nga Katica Janeva.

Ky skandal jo vetëm që shkatërroi iluzionin e maqedonasve ndaj simbolit të një revolucioni shumëngjyrësh, dhe një luftëtareje të pamëshirshme kundër krimit dhe korrupsionit, por vuri në pikëpyetje edhe të ardhmen e Prokurorisë Speciale si një institucion.

Ndërkohë, partia opozitare VMRO-DMPNE, e cilëson Prokurorinë Speciale si një zgjatim të Partisë Socialdemokrate të Zaevit. Ajo ka deklaruar se nuk do të mbështesë më Aktin e Prokurorisë Speciale, që rregullon statusin e këtij institucioni dhe funksionimin e mëtejshëm të saj. Ky institucion, është nga ana tjetër një nga kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit BE-në në vjeshtë të këtij viti./ TIRANA TODAY

Tags: heroinaKatica Janevakorrupsionitkundermaqedonirrëzua

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Kapet në Fier i kërkuari nga Italia, pse akuzohet 56-vjeçari

Kapet në Fier i kërkuari nga Italia, pse akuzohet 56-vjeçari

Depresioni pas pushimeve është real: Si ta njohim dhe kapërcejmë atë

Depresioni pas pushimeve është real: Si ta njohim dhe kapërcejmë atë

Dëshmia e Agron Xhafës: Sulmet e PD-së, për të dëmtuar vëllanë tim

Dëshmia e Agron Xhafës: Sulmet e PD-së, për të dëmtuar vëllanë tim

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com