Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Katër skenarët e Brexit, ja çfarë do të ndodhë me Britaninë e Madhe

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Katër skenarët e Brexit, ja çfarë do të ndodhë me Britaninë e Madhe

Nga Peter Kellner “Carnegie Europe”/ Është shpesh pyetja më e vështirë, dhe ndonjëherë më e rëndësishmja:”Po pastaj çfarë ndodh?” Po rriten gjasat që bisedimet mbi Brexit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, të ndërpriten. Me kalimin e kohës, të dyja palët kanë mbetur gjithnjë e më larg njëra-tjetrës.

Theresa May, ka publikuar planin e saj të fundit të kompromisit, dhe sheh pak hapësirë ​​për lëshime të mëtejshme. Edhe kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, ka po aq hapësira ​​të pakta për manovrim. Ndoshta disa marrëveshje të orëve të fundit do të miratohen nga Këshilli i Ministrave më vonë gjatë këtij viti; por ka një rrezik gjithnjë e më të madh, që kjo të mos ndodhë. Po pastaj çfarë ndodh? Ja 4 skenarët se si mund të shpaloset kriza.

Skenari nr.1:Britania del nga BE në marsin e 2019-ës, pa asnjë marrëveshje

Britania e Madhe, thotë se nuk do të paguajë “tarifën e divorcit”, prej rreth 50 miliardë eurosh, për të cilën ra dakord dhjetorin e vitit të shkuar, si pjesë e një marrëveshjeje mbi tërheqjen nga unioni. Pa një marrëveshje të tillë, ministrat britanikë pyesin:E përse duhet të paguajmë?

BE-ja thekson se nuk do të ketë “një fazë zbatimi” për këtë pakt.

Për pasojë më 29 mars të vitit të ardhshëm, Britania e Madhe do të zhytej në kaos, si pasojë e panikut të biznesit dhe shumë të tjerëve. Tregtia me BE-në, do t’i nënshtrohej tarifave dhe kontrolleve kufitare. Kamionët do të grumbulloheshin në radhë rreth Doverit apo Kalesë.

Ushqimi i destinuar për supermarketet britanike, do të kalbej.

Fabrikat britanike, duke përfshirë pothuajse të gjitha industritë e aviacionit dhe motorëve, do të detyroheshin shumë shpejt të ulnin prodhimin dhe shkurtonin vendet e tyre të punës, pasi shumë prej tyre mbështeten në zinxhirët furnizues trans-evropianë, të cilët nuk do të funksionojnë më.

Britania e Madhe, do të ketë më pak akses ndaj lëndëve të para jetike, si dhe kimikate që përdoren për sendet e përditshme si shampo dhe pasta e dhëmbëve. Në skenarët më ekstremë, në një një dalje pa marrëveshje, linjat ajrore britanike do të humbasin të drejtën për të fluturuar në Europën kontinentale.

Skenari nr.2:”Hotel California”

Pikërisht sepse dalja nga BE-ja pa një marrëveshje do të ishte kaq shumë katastrofike, po bëhen përpjekje për ta parandaluar atë. Opsioni i pare, do të ishte që Mbretëria e Bashkuar të largohej nga BE-ja në marsin e vitit të ardhshëm, por me të dyja palët që pajtohen të ruajnë, për momentin, statuskuonë në aspektin e tregtisë dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera.

Kjo duket politikisht joshëse, por nuk është aq e lehtë sa duket. Po nëse nuk arrihet një marrëveshje deri vitin e ardhshëm? A do të ketë një lloj marrëveshje afatshkurtër – ashtu si marrëdhëniet e Norvegjisë me BE-në, të hartuara për të kaluar vetëm disa muaj në vitin 1994?

Brenda Britanisë së Madhe, kjo do të shtonte problemet për të ardhmen, me Londrën që do të vazhdonte t’i përmbahej rregullave të BE-së, dhe vazhdojë të paguajë në buxhetin e BE-së, por pa pasur të drejtën të shprehet se si të shpenzohen paratë e unonit.

Kjo do të tmerronte politikanët pro-Brexit, të cilët kanë tashmë frikë nga një largim nga unioni në stilin e këngës së famshme të grupit “The Eagles”, “Hotel California”, në të cilën Mbretëria e Bashkuar është tek dera, por nuk largohet kurrë vërtet.

Skenari nr.3:Vonesa taktike

Mbretëria e Bashkuar i kërkon BE-së të vonojë Brexit, teksa bën përpjekje të mëtejshme për të siguruar një marrëveshje tërheqjeje. Sipas nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, një vonesë e tillë kërkon pëlqimin unanim të 27 anëtarëve të tjerë të BE. Dhe nuk mund të ketë shumë gjasa të ndodhë.

Por nëse Mbretëria e Bashkuar e kapërcen këtë pengesë, atëherë (si me skenarin e dytë) jeta e përditshme vazhdon e pandryshuar; por këtë herë, Britania e Madhe ruan zërin e saj si një vend anëtar i BE-së, në vendimet që do të merren në Bruksel. Por vështirësitë janë po aty.

Politikanët britanikë pro-Brexit, do të dyshojnë se një marrëveshje e përkohshme, mund të bëhej e përhershme. Nga ana tjetër, kompanitë shumëkombëshe, të pasigurta se sa do të zgjatet anëtarësia, do të hezitojnë të ndërtojnë fabrika të reja, dhe të krijojnë vende të reja pune në Britaninë e Madhe. Ata kërkojnë një siguri më të madhe afatgjatë.

Skenari nr.4:Nuk ka Brexit

Britania e Madhe, vendos në fund të qëndrojë në BE. Sipas Lord Kerr, autori britanik i nenit 50, Mbretëria e Bashkuar mund ta vendosë këtë vetë; duke mos pasur nevojë për lejen e shteteve të tjera anëtare. Ka juristë që nuk pajtohen me Kerr, por në praktikë, një vendim britanik për të shmangur Brexit, nuk ka gjasa të përballet me ndonjë rezistencë serioze.

Rruga më e dukshme që Brexit të braktiset, do të ishte një referendum i ri në Britaninë e Madhe. Qeveria e Theresa May e kundërton. Partia Laburiste në opozitë, nuk e përjashton si mundësi. Megjithatë, një ndërprerje e negociatave Brexit në Bruksel, do të shkaktojë një krizë në Uestminster.

Tashmë, mbështetja publike për një “votë të popullit” po rritet. Një krizë, ka gjasa të rrisë mbështetjen edhe më tej. Zgjedhja do të ishte e zymtë:jo Brexit i vështirë, apo asnjë marrëveshje Brexit, të përshkruar në skenarin e parë.

Siç e dimë të gjithë nga zgjedhjet e qershorit 2016, asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë. Por sondazhet e fundit sinjalizojnë se një referendum i ri, i projektuar për t’i dhënë fund një krize të thellë politike vendase, do të rezultojë në një votë për të qëndruar në BE. PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BrexitBritaninë e Madhedo të ndodhja çfarëkaterskenaret

TË LIDHURA

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë Lamallari : Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit

09:53 | 11/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur
Kryesore

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Next Post
Rritja e ndikimit të Turqisë te shqiptarët dhe në Ballkan

Rritja e ndikimit të Turqisë te shqiptarët dhe në Ballkan

Aktualitet/“Arta Marku, e komanduar. Arsyeja pse u lirua Haki Çako”

Vendi pa gjykata/Lubonja: I kishte parashikuar të gjitha Venecia

Habit Vuçiç: Na e ka mbledh NATO, s’dërgojmë trupa në Kosovë

Vuçiç i prerë: Në fund të shtatorit do t’i drejtohem serbëve për Kosovën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë
Aktualitet

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

by mirseda
10:03 | 11/02/2026
0

Në GJKKO në procesin ndaj Arben Ahmetajt, janë kërkuar dëshmitarët e akuzës. dëshmitari i parë që do...

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

Ministri i Drejtësisë Lamallari : Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit

09:53 | 11/02/2026
Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

Shpërndau 111 foto dhe video me të mitur, autori përballet me drejtësinë

09:37 | 11/02/2026
Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

Oficerët e OPGJ-së, 10 orë në Bashkinë e Vlorës, sekuestrohen dosjet dhe kontratat e plazheve

09:24 | 11/02/2026
21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

09:06 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com