Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kategoritë/ Ja shqiptarët që do të përfitojnë nënshtetësi greke

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kategoritë/ Ja shqiptarët që do të përfitojnë nënshtetësi greke

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek, tashmë mund të njihen me procedurën që duhet të ndjekin për të marrë nënshtetësinë helene.
“Gazeta Shqiptare” zbardh sot 3 kategoritë përfituese dhe dokumentacionin që duhet të dorëzojë secila prej tyre si dhe tarifën që duhet të paguajnë.

Përkatësisht 3 kategoritë që mund të marrin nënshtetësinë greke janë: shtetasit e vendeve të treta që kanë statusin e rezidentit afatgjatë (epi makra dimentos); shtetas të vendeve të treta që janë pjesëtarë të familjes së shtetasit grek apo shtetasit të BE-së, apo janë prindër të një të mituri që ka nënshtetësinë greke; si dhe shtetasit e vendeve të treta që posedojnë një leje qëndrimi të çdo tipi. Të gjithë shtetasit e interesuar të kategorive të sipërpërmendura duhet të paguajnë paravolonë në vlerën prej 500 eurosh.

Dispozita e posaçme

Një tjetër dispozitë e papajtueshme në projektligjin për nënshtetësinë helene, është edhe ajo që parashikon ndërprerjen totale të procesit, për aplikantët që ndërkohë janë transferuar jashtë Greqisë (periudha kohore mbi 18 muaj) për arsye të ndryshme (studime, punë). “Dispozita në fjalë nuk duket të jetë e pajtueshme me të drejtën komunitare, e cila parashikon zgjerim të së drejtës së qarkullimit të lirë, lëvizshmërisë dhe vendosjes në vende të tjera të BE-së, për shtetas të vendeve të tretë me status të caktuar (banorë afatgjatë, disponues të kartës blu, anëtarë të familjes greke apo të shtetasve europianë)”, – shprehet Fatos Malaj për “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkohë, sipas ndërmjetësit, me të dhënat e reja, shtetasit e vendeve të treta jo vetëm që nuk do kenë mundësi të zbatojnë të drejtën bazë e të pamohueshme europiane për qarkullimin dhe punësimin e lirë brenda kufijve të BE-së, por shpërngulja e detyruar për një vend pune, nga kushtet e vështira ekonomike të vendit, do të bëhet dhe arsyeja e ndërprerjes së kontaktit me shoqërinë greke. “Kështu, rrezikohen të pezullohen kërkesat e të huajve, të cilët pavarësisht se janë integruar në jetën sociale e politike, detyrohen të qëndrojnë jashtë Greqisë, duke ruajtur gjithsesi lidhjet me vendin, në mënyra të ndryshme”, – thotë ndërmjetësi ndërkulturor.

Testi i natyralizimit

Testi i natyralizimit do të ketë 20 pyetje të përzgjedhura në mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Për aplikantët e nënshtetësisë greke do të shtohet edhe provimi i greqishtes me shkrim.

Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë, nivel B1. Gjithashtu do të bëhet ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolonë e natyralizimit, pra nga 700 euro bëhet 550 euro. Por në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bëjë kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro. Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe të unifikojë procesin e natyralizimit (politografisi).

Dokumentacioni për kategorinë I

SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË KANË STATUSIN E REZIDENTIT AFATGJATË (EPI MAKRA DIMENONTOS)

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.

3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.

5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit të rezidentit afatgjatë.

6. Certifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 7 vitet e fundit.

8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.

9. Paravolo me vlerë 550 euro.

Dokumentacioni për kategorinë II

SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË JANË PJESËTARË TË FAMILJES SË SHTETASIT GREK APO SHTETASIT TË BE-SË, APO JANË PRINDËR TË NJË TË MITURI QË KA SHTETËSINË GREKE

ÇFARË KËRKOHET

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.

3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.

5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit që u jepet shtetasve të vendeve të treta që janë pjesëtarë të familjes së shtetasit grek apo shtetasit të një vendi anëtar të BE-së, apo janë prindër të një të mituri që është shtetas grek.

6. Certifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 7 vitet e fundit. Në rastet që i interesuari nuk bën deklaratë tatimore, paraqitet deklarata tatimore e bashkëshortit apo e prindit.

8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.

9. Paravolo me vlerë 550 euro.
Dokumentacioni për kategorinë III

PËR SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA QË POSEDOJNË NJË LEJE QËNDRIMI TË ÇDO TIPI

ÇFARË KËRKOHET

1. Fotokopje e deklaratës së natyralizimit (politografisi). Deklarata bëhet nga i interesuari në bashkinë e vendbanimit dhe nënshkruhet në prezencë të kryetarit të bashkisë (apo nga nënkryetari apo nëpunës të bashkisë të autorizuar), në prezencë të dy shtetasve grekë si dëshmitarë.

2. Kërkesa për natyralizim, që i drejtohet ministrit të Brendshëm dhe paraqitet në shërbimin kompetent të administratës së dencentralizuar të vendbanimit. Kërkesa plotësohet në greqisht në të gjitha kolonat dhe nënshkruhet nga vetë aplikuesi.

3. Një fotografi me ngjyra e kohëve të fundit.

4. Kopje e legalizuar e pasaportës apo dokumenti tjetër udhëtimi apo dokument tjetër identifikimi.

5. Kopje e legalizuar e lejes së qëndrimit.

6. Certifikatë lindjeje e të interesuarit që parashikohet nga legjislacioni i shtetit të nënshtetësisë së parë, e legalizuar dhe e përkthyer.
Në rastin kur i interesuari ka lindur në Greqi mjafton certifikata e lindjes (Liksiarhiki praksi genisis).

7. Kopje e deklaratës tatimore (ekkatharistiko simioma) për 12 vitet e fundit. Në rastet që i interesuari nuk bën deklaratë tatimore, paraqitet deklarata tatimore e bashkëshortit apo e prindit.

8. Numri i amzës së sigurimeve shoqërore (Aritmos mitrou kinonikis asfalisis) AMKA.

9. Paravolo me vlerë 550 euro.

*KUJDES: Kjo procedurë ka të bëjë me shtetas të vendeve të treta që posedojnë një leje qëndrimi, përveç asaj provizore dhe që vërtetojnë një qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi, për aq kohë sa kërkohet para aplikimit për natyralizim.

Tags: kategoritënënshtetësiperfitojneshqiptaret

TË LIDHURA

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Aktualitet

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja
Aktualitet

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

20:03 | 22/10/2025
Next Post
SHBA/ Palmer: Rezerva për 30 qershorin! Dako? Kishim prova bindëse

SHBA/ Palmer: Rezerva për 30 qershorin! Dako? Kishim prova bindëse

Shehi: Më mirë protestë pasdite, vjen koha e vapës

Propozimet e Metës për krizën, Shehi kundërshton: Nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu

Tragjike/ Qëllohet për vdekje 21-vjeçari shqiptar në Gjermani

Tragjike/ Qëllohet për vdekje 21-vjeçari shqiptar në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

by mirseda
20:56 | 22/10/2025
0

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaçi, prezantoi sot në Komisionin Parlamentar...

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

20:03 | 22/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

19:55 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com