Një 21-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Kassel të Gjermanisë.
Sipas mediave vendase, në pranga ka rënë një 26-vjeçar, pasi dyshohet si autori i vrasjes së shqiptarit.
I dyshuarit, fillimisht ishte përpjekur të largohej, mirëpo me ndihmën e dëshmitarëve u bë i ditur identiteti i tij.
Autoritetet e arrestuan atë në shtëpinë e tij, ndërsa arritën të sekuestrojnë edhe armën me të cilën dyshohet se kishte kryer vrasjen.
“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktin e vrasjes. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur në Kassel, ndërsa familja e tij është nga Kosova”, shkruan portali gjerman HNA.de.
Viktimat dhe autori i dyshuar i krimit thuhet se e kanë njohur njëri-tjetrin më parë. Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e krimit.