Derbi i LaLiga Atl Madrid-Barcelona ka përfunduar në paqe 1-1, me katalanasit që kanë barazuar në minutat e fundit të takimit. Ishin ‘Los Colchonero’ që e nisën shumë lart ndeshjen duke sulmuar dhe duke kërkuar golin me çdo kusht dhe e arrijnë që në pjesën e parë me anë të Saul Niguez. Në minutën e 21’ pas një depërtimi të bukur në mesfushë Saul godet nga jashtë zone dhe dërgon topin atje ku Ter Stegen nuk kishte mundësi të bënte asgjë. Pas golit ngjallet dhe Barcelona e cila fillon të sulmojë më shumë më Messin dhe Suarezin por që në të parën nuk arrijnë të kërcënojnë asnjëherë portën e mbrojtur nga Oblak. Pjesa e dytë është pasqyrë e kundër me të parën ku katalanasit hidhen në sulm dhe dominojnë në çdo repart. Messi prek shtyllën pas ekzekutimit të një goditje dënimi. Në minutën e 82’ Sergi Roberto nis një krosim perfekt për Suarezin i cili nga shumë pranë portës nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë. Minutat e fundit blaugranët mundohen të fitojnë ndeshjen por ishte e pamundur të çahej formacioni i Simeone i cili ishte më shumë i interesuar [për të ruajtur rezultatin.
https://www.youtube.com/watch?v=e314j6M_fNM&ab_channel=MrMatador
Supersfida tjetër në Serie A mes Romës dhe Napolit ka përfunduar me rezultatin 0-1, me golin e Insigne që në pjesën e parë. Në minutën e 20’ talenti italian përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me shumë zgjuarsi. Priteshe që romanët të hidheshin në sulm dhe të kërkonin të përmbysnin gjithçka, por ndeshja u kontrollua mjaft mirë nga napolitanët që kishin më shumë raste shënimi. Roma ishte në një ditë mjaftë të keqe pasi vetëm në një rast në 90’ minuta arriti të godiste portën e Napolit. Statistikat e përgjithshme janë të frikshme dhe të bëjnë të besosh se Napoli i këtij viti është pretendent serioz për të fituar titullin kampion duke parë edhe humbjen që pësoi Juventus nga Lazio dhe diferenca shkon në +5.
https://www.youtube.com/watch?v=2bqG_LhX2_M&ab_channel=SportuboHD