Një video me një ndeshje futbolli e cila u hap pa dashje nga Kastriot Çaushi, mori reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama.
Kreu i qeverisë ka shkëmbyer një batutë me rektorin e Universiteteve të Arteve, Kastriot Çaushi, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Teksa Rama mbante fjalën, vëmëndjen ia ka tërhequr videoja e cila u hap nga Kastriot Çaushi. Megjithatë ky i fundit i kërkoi ndjesë kryeministrit për ndërprerjen e fjalës.
Edi Rama: Gjëja që ka shumë rëndësi është se ne ishim në një situatë ku kontributi i buxhetit të shtetit për të aksesuar fondet për kërkimin shkencor. Filloi ndeshja, Kaç Çaushi?
Kastriot Çaushi: Më fal.
Edi Rama: Jo s’ka gjë, vetëm të mos kërkojnë ndonjë koment live tani për ndeshjen.
Kastriot Çaushi, veç aktor dhe pedagog, shfaqet herë pas here edhe si analist futbolli, duke qenë se është një tifoz i flaktë futbolli, ndaj dhe Rama e thumboi për punën e komentit të ndeshjeve. Dhe për ironi, Çaushi është tifoz me të njëjtin ekip që është tifoz edhe Rama, Juventusin.