Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen.
Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë automjet me targa shqiptare të kalojë kufirin.
Urdhri duket të jetë dhënë nga autoritetet greke, teksa deri më tani policia ka kthyer mbrapsht dhjetëra automjete me targa shqiptare. Të paktën deri ditën e hënë s’do të lejohet të kalojë asnjë makinë shqiptare.