Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kapja e 613 kg kokainë/ Hetimet “zbërthejnë” kompaninë e bananeve

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Kapja e 613 kg kokainë në qytetin e Durrësit, ka vënë në lëvizje organet e prokurorisë. Hetimet për kompaninë “Arbri Garden”, kanë hyrë në një fazë me perormancë të shpejtë, ndërsa  po punohet intensivisht për të siguruar informacione shtesë.

Kjo tregon se drejtësia shqiptare është e vendosur për t’i shkuar deri në fund hetimeve për ngarkesën e drogës. Edhe pse pronari i kompanisë deklaroi ditë më parë se do të kthehet nga Gjermania, kjo ende nuk ka ndodhur

Kompania e tij rezulton se  në vitin 2015, është kapur me  një sasi të konsiderueshme prej 90 kg kokainë, ndërsa çështja edhe pse  u referua në organet  e Prokurorisë, ajo u mbyll dhe nuk nisi procedimi ndaj kompanisë dhe pronarit të “Arbri Garden” Prokuroria e Krimeve te Renda nisi tre letër porosi në shtetet që janë dhe furnizueset kryesore me kokainë të tregjeve botërore.

Dosjet u dërguan në Ekuador, Kolumbi dhe Panama, për të marrë më shumë informacion për të gjitha ngarkesat e kompanisë shqiptare “Arbri Garden”.

Prokuroria shqiptare kërkon nga autoritetet e këtyre vendeve që të japin të dhëna jo vetëm mbi ngarkesat, por edhe mbi çdo rast të dyshimtë që mund të jetë evidentuar gjatë kontrolleve të kontenierëve me banane, me destinacion Shqipërinë.

Verifikimet në këtë linjë po bëhen për të hedhur dritë mbi të kaluarën e kompanisë në pronësi të Arbër Çekaj, person i shpallur në kërkim që pas zbulimit në kontenierin e porositur prej tij, të 613 kilogramëve kokainë.

Ndërkohë kontrollet që janë bërë në dogana dhe në dokumente të tjera biznesi të formës, kanë konstatuar me qindra rrugë që janë bërë nga shtetet e Amerikës Qendrore drejt portit të Durrësit.Policia verifikoi nga ana tjetër edhe ambientet e biznesit që disponon “Arbri Garden”, në Elbasan dhe në Kashar të Tiranës-Vizion Plus.

“Arbri Garden” u krijua në 3 maj te vitit 2012  dhe megjithë gamën e gjerë të aktiviteteve të shënuara në regjistrin e qendrës kombëtare të regjistrimit, aktiviteti kryesor ka qenë importi i frutave ekzotike.

Vetë pronari i kompanisë mohoi të ketë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërkohë, të arrestuar për çështjen deri më tani janë shoferi Armando Pezaku dhe administratori Donald Lushaj. Vlera e kokainës llogaritet në 180 milionë euro, ndërkohë që mister kanë mbetur porositësit dhe garantët e saj.

Tags: bananevekapjakokainekompaninëzberthejne

TË LIDHURA

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026
Aktualitet

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026
Aktualitet

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Next Post

Mjekët zbulojnë misterin: Ka vetëm një shpjegim për “arrestin kardiak”

Fierza hap portat/Uji mbulon nën-Shkodrën, deputeti i PD: Situatë alarmante

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Mars?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com