Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Mjekët zbulojnë misterin: Ka vetëm një shpjegim për “arrestin kardiak”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta mëngjesin e së dielës në hotelin ku ishte akomoduar ekipi, pasi do të zhvillonte përballjen e radhës me Udinesen. 31-vjeçari duke qenë një futbollist profesionist, vdekja nga “arresti kardiak” duket i çuditshëm pasi ai u nënshtrohet analizave dhe kontrolleve mjekësore rregullisht. Por informacionet e para flasin për një “arrest kardiak”, por si është e mundur që një sportist kaq i ri të humbë jetën në këtë mënyrë pa asnjë arsye?

“Është e rëndësishme që në një rast të tillë të kryhet autopsia dhe të analizohen kampionët e gjakut për të zbuluar nëse ka pasur probleme gjenetike” – shpjegon profesoresha Silvia Priori, e Universitetit të Kardiologjisë në Pavia e cila shton: “Shpesh sëmundjet gjenetike u shpëtojnë diagnozave edhe kur kryhen të gjitha analizat apo vizitat e nevojshme. Kjo ndodh sepse këto sëmundje edhe kur janë në një formë fillestare dhe që japin një shenjë dëmtimi në muskul apo në transmetimin e impulsit elektrik janë të pakapshme nga ekokardiografitë apo elektrokardiogramet. Ato mund të shkaktojnë një arrest kardiak falat që në shfaqjen e parë”.

Arresti kardiak në një moshë të tillë të re bie në sy sepse duket e pamundur që zemra të ndalet pa ndonjë sëmundje të dukshme. Mbi të gjitha kur mendon për një futbollist të Serie A, për të cilin presupozohet tu jetë nënshtruar testimeve të vazhdueshme.

“Arresti kardiak në një moshë të re mund të jetë provokuar nga një sëmundje gjenetike të shkaktuar nga ndonjë defekt në ADN që më pas shkaktojnë defekte në muskulin e zemrës, ose mund të jetë një mutacion i ADN-së i cili alternon proteinat të cilat kontrollojnë ritmin kardiak. Këto shkaktojnë sëmundje të zemrës që lidhen me aritmi të rënda” – thotë specialistja.

Vdekjet nga zemra te të rinjtë janë një temë komplekse që ka ende shumë të panjohura. Jo gjithçka është mundur të zbulohet në këtë fushë. Madje as autopsitë nuk mundin të zbulojnë shkaqet e vdekjes. Sipas së njëjtës specialiste janë rreth 20% e vdekjeve nga zemra të moshave të reja të cilave nuk u gjendet asnjëherë shkaku. Ajo thotë se ka edhe të rinj të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë një arresti kardiak dhe janë ende “në errësirë” për shkaqet e tij. Të vetmet këshilla të mjekëve janë mbajtja nën kontroll e aritmive.

Tags: “arrestinkardiak”misterin:mjeketshpjegimvetemzbulojnë

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

Fierza hap portat/Uji mbulon nën-Shkodrën, deputeti i PD: Situatë alarmante

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Mars?

Parashikimi për sot, 05 Mars 2018







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit polici hero, do të prehet pranë vëllait të ndjerë

by mirseda
12:30 | 05/06/2026
0

Pas homazheve të mbajtura sot në Qendrën Kulturore të Pogradecit, trupi i policit hero të rënë në...

Seanca në GJKKO, avokati i Kryemadhit kërkon të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB

12:27 | 05/06/2026

Rama nga Tivati: Për Zvërnecin s’ka ende projekt të miratuar

12:07 | 05/06/2026

“Po na vriten djemtë”/ Xhaxhai i policit të vrarë apel Begajt në homazhe

12:04 | 05/06/2026

Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo: Vendosa të largohem

11:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com