Mediat franceze raportojnë se gjatë paradites së sotme është bllokuar një shumë e konsiderueshme parash në aeroportin kryesor të Parisit. Bëhet fjalë për 23 milionë euro, të gjendura në 2 valixhe diplomatike, me destinacion Shqipërinë.
“Këtë mëngjes në aeroportin Charles-de-Gaulle në Paris, një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi, u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA. Ne po flasim për valixhe diplomatike, të lidhur kështu me shtetin e Malit.
Mediat franceze aludojnë ndër të tjera se paratë kishin si destinacion vendin tonë, të cilën e cilësojnë edhe si parajsë tatimore. Teksa valixhet janë dilomatike, kjo dëshmon se kemi të bëjmë me zyrtarë të lartë.
“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve?
Autoritetet malazeze nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike, kjo tregon se kemi të bëjmë me zyrtarë të lartë”, shkruhet ndër të tjera në mediat franceze.