Qytetarët e Preshevës janë përballur me një kaos, me ardhjen e emigrantëve.
Kështu, në pikun e sezonit veror, emigrantë të shumtë kanë mbërritur në Preshevë, duke u përballur me një situatë aspak të këndshme.
Pavarësisht gjallërisë së krijuar në këtë vend, emigrantët janë përballur me vështirësi në qarkullimin rrugor, teksa këshilli i Komunës e ka bërë rrugën “Sava Kovaçeviç” dy kahore.
Emigrantët kanë shprehur pakënaqësi për gjendjen në këtë Komunë, e cila nuk ka ndonjë përmirësim nga vitet e tjera.