Lëkundjet e tërmetit në vend kanë shkaktuar jo vetëm dëme materiale por edhe të lënduar në njerëz, duke shtuar ndjesinë e frikës tek këta të fundit. Lëkundjet u ndjenë më së shumti në Durrës e Tiranë.
Goditjet kanë qenë shumë të forta, e për këtë arsye, qytetarët, të tmerruar kanë dalë me nxitim në rrugë.
Po ashtu, kaos dhe panik është regjistruar edhe në një qendër tregtare në Tiranë, ku në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, shihet teksa ata vrapojnë për të dalë nga objekti.