Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kandidati për kryeprokuror/Selmani: Politikanët bëjnë presion ndaj prokurorëve

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kandidati për kryeprokuror/Selmani: Politikanët bëjnë presion ndaj prokurorëve

Kandidati për kryeprokuror, Artur Selmani tha sot se politikanët shpesh bëjnë presion ndaj prokurorëve. Gjatë fjalës së tij para deputetëve në Komisionin e Ligjeve, Selami ka thumbuar deputetët e Partisë Socialiste që bëjnë pjesë në këtë komisionin.

“Ju politikanët bëni shpesh presion ndaj prokurorëve”, tha Selami.

Selmani që vjen nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, ka shpalosur sot platformën e tij për këtë post. Ai foli për karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë, si dhe për avantazhet që ka për t’u zgjedhur në postin e kryeprokurorit të përkohshëm.

Selmani rezulton të ketë hetuar për disa muaj me radhë sherret  në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat janë  si kallëzimin e Partisë Demokratike për deputetin Amarildo Prenga dhe më pas deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.Personi që rezulton më i dëmtuari ka qenë deputeti demokrat, Strazimiri, i cili gjatë kësaj kohe është thirrur disa herë në prokurori, ku fillimisht ka shfajësuar  Amarildo Prengën dhe më vonë ka akuzuar Ndokën e Ndreun,në sherrin e ndodhur në hollin e Parlamentit të Shqipërisë.

Në vitin 2014, sapo ka përfunduar hetimet për deputetët  e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, i cili rezulton të jetë një nga prokurorët më jëtëgjatë  në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm  ka marrë një ndëshkim, duke e ulur në detyrë. Ai tashmë  do të komadohej si prokuror i thjeshtë  pranë Prokurorisë së Tiranës. Ky është urdhri i  Kryeprokurorit, Adriatik Llallës.

Në të kaluarën e tij, Selamani ka punuar  si drejtor i studimeve në organet e akuzës qendrore, ndërsa në të shumtën e herëve ka përfaqësuar akuzën në disa nga çështjet me nje rëndësi të madhe në Gjykatën e Lartë.  Gjithashtu  Artur Selmani, njihet si një nga personat që  ka ngritur akuza ndaj politikanëve  dhe është marrë me akuza referuar ministrave dhe deputetëve të ndyshëm, qofshin të rënda apo të lehta.

Prokurori Selmani ka ushtruar një sërë detyrash dhe njëherësh është njohës i mirë i proceseve gjyqësore të cilat janë zhvilluar pranë Gjykatës së Lartë. Por m pjesë të konfliktit të tij me Llallën nuk mbarojnë me kaq, por nisin dhe vijojnë me tej. Në Shkurt të vitit 2017, Llalla ka pezulluar nga detyra prokurorin e Prokurorisë  së Përgjithshme, Artur  Selmanin.“Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra shefen e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin Artur Selmani, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për vrasjen e tre të rinjve gjatë një konflikti të armatosur në lagjen Çole të Vlorës, në prill të vitit 2015.Kryeprokurori urdhëroi nisjen e hetimit ndaj zyrtares dhe prokurorit për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”, me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi. Një prej të pandehurve, Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Berti Alliaj dhe Ani Begaj me 35 vjet burg“-shpjegon njoftimi.

“Por, gjatë shqyrtimit të rekursit të kërkuar nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda” njofton prokuroria.Në procesin e shqyrtimit të rekursit, i kërkuar nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Lartë, prokurori i  çështjes, Selmani nuk ka mbështetur qëndrimet e kaluara të Prokurorisë, por ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rëndë”-thuhet  në njoftimin e Prokurorisë.

Tags: bëjnëkandidatikryeprokurorndajpolitikanëtpresionprokurorëveSelmani

TË LIDHURA

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike
Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Aktualitet

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë
Aktualitet

Nafta shtrenjtë, autobusët reduktohen 40%: Shoqatat akuza qeverisë

15:09 | 14/04/2026
Next Post
Casillas: Buffon mos u tërhiq nga futbolli

Casillas: Buffon mos u tërhiq nga futbolli

Francë/Lamtumirë telefonave në shkollë, nxënësit të përkushtuar në libra

Francë/Lamtumirë telefonave në shkollë, nxënësit të përkushtuar në libra

Detaje të reja/Moisi Habilaj dhuratë 15 mijë euro bashkëshortes së Saimir Tahirit

Detaje të reja/Moisi Habilaj dhuratë 15 mijë euro bashkëshortes së Saimir Tahirit







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta
Bota

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

by mirseda
15:57 | 14/04/2026
0

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka bërë komente kritike ndaj Giorgia Meloni dhe kreut të...

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

15:47 | 14/04/2026
Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

15:37 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com