Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kandidati për deputet i PS-së kallëzohet penalisht

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kandidati për deputet i PS-së kallëzohet penalisht

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka bërë një kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet në qarkun e Beratit, Fadil Nasufi dhe regjistruesit të ZVRPP të po këtij qyteti, Ledian Shehu.

Gazmend Bardhi i kërkon Prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndaj të kallëzuarve.

Ministri Drejtësisë urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të regjistruesit të ZVRPP Berat, Ledian Shehu. Sipas Bardhit të akuzuarit kanë shpërndarë certifikata pronësie në një veprimtari politike dhe fetare.

Që të dy këta persona, Nasufi dhe Shehu, sipas ministrit të Drejtësisë, kanë shfrytëzuar veprimtarinë shtetërore për përfitime politike.

Fadil Nasufi është zgjedhur për 3 mandate si Kryetar i Bashkisë Berat, përgjatë periudhës 12 tetor 2003 – 21 qershor 2015.

 

NJOFTIMI I PLOTE

Ministri i Drejtësisë i kërkon organit të prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndaj të kallëzuarve Ministri i drejtësisë urdhëron shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka kallëzuar sot në prokurori kandidatin për deputet të Qarkut Berat z. Fadil Nasufi dhe Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme z. Ledian Shehu, për veprat penale të parashikuara nga nenet 246 “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, si dhe 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të Kodit Penal.

Sipas informacioneve të marra dhe të dokumentuara nga Ministria e Drejtësisë, të kallëzuarit kanë shfrytëzuar veprimtarinë institucionale të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, për qëllime të përfitimit politik në zgjedhje. Gjatë një aktiviteti me karakter politik dhe fetar, z. Fadil Nasufi, në bashkëpunim me Regjistruesin z. Ledian Shehu, kanë bërë shpërndarje të certifikatave për vërtetim pronësie, edhe pse kjo nuk është detyrë e një kandidati për deputet, por është veprimtari normale institucionale e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas ligjit, kandidati për deputet as nuk mund të përvetësojë procesin e shpërndarjes së certifikatave për vërtetim pronësie, dhe as nuk mund ta përdorë atë për qëllime të përfitimit politik. Pajisja me certifikatë vërtetimi pronësie, është detyrim për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe asnjë kandidat për deputet nuk ka arsye për ta konsideruar këtë veprimtari shtetërore si “meritë” apo “kënaqësi” të tij,për shkak se një veprim i tillë sjell përgjegjësi penale. Ministria e Drejtësisë, e konsideron thellësisht kriminale dhe të paligjshme, përdorimin veprimtari së shtetërore, për përfitime nga komunitete fetare, dhe për pasojë ka kërkuar aplikimin e masave të sigurimit personal ndaj të kallëzuarve, për të parandaluar kryerjen e krimeve të të njëjtit lloj me atë për të cilën referohet në kallëzim. Ministri i Drejtësisë z. Bardhi, gjithashtu ka urdhëruar menjëherë edhe shkarkimin nga detyra të Regjistruesit të ZVRPP Berat z. Ledian Shehu, për shkak se ka lejuar përdorimin e veprimtarisë shtetërore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe qëllimin e detyrës. Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë,të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit. Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Tags: beratGazmend BardhikallëzohetkandidatiMinistri teknikpenalishtPS-së

TË LIDHURA

Rritja e nivelit të lumit Vjosa, situatë kritike në Novoselë, rrezik për banorët dhe pronat në zonë
Aktualitet

Rritja e nivelit të lumit Vjosa, situatë kritike në Novoselë, rrezik për banorët dhe pronat në zonë

09:24 | 08/01/2026
Reshje të dendura bore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura bore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

09:08 | 08/01/2026
Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Next Post
Përurohet “Skënderbej”, sheshi simbol i shqiptarëve

Përurohet “Skënderbej”, sheshi simbol i shqiptarëve

Përurohet “Skënderbej”, Rama tregon pikat e dobëta që lidhen me sheshin

Përurohet “Skënderbej”, Rama tregon pikat e dobëta që lidhen me sheshin

Pas takimit me Ramën, flet Fatos Nano: Ky është vetëm fillimi

Pas takimit me Ramën, flet Fatos Nano: Ky është vetëm fillimi







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Rritja e nivelit të lumit Vjosa, situatë kritike në Novoselë, rrezik për banorët dhe pronat në zonë
Aktualitet

Rritja e nivelit të lumit Vjosa, situatë kritike në Novoselë, rrezik për banorët dhe pronat në zonë

by mirseda
09:24 | 08/01/2026
0

Me kalimin e orëve, situata në njësinë administrative Novoselë po rëndohet si pasojë e rritjes së nivelit...

Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

09:13 | 08/01/2026
Reshje të dendura bore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

09:08 | 08/01/2026
Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com