Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është zotuar para elektoratit të tij se “do ia nxijë jetën” kryeministrit, në mënyrë për të çuar investime në këtë qytet.
Ndër të tjera, ai u shpreh se është vetëm 30 vjeç dhe se kishte nisur të punonte që në moshën 15-vjeçare.
“Unë jam 30 vjeç, kam punuar që në moshën 15 vjeçare si aktor. I preka të gjitha falë vizionit të Dritan Hoxhës. Ju premtoj që do me gjeni çdo ditë në çdo fshat dhe në dy qytetet. Të dy qyteteve u mungojnë streha sociale dhe ambientet ku të grumbullohen dhe të takohen e të flasin me njëri tjetrin.
Ju premtoj se nga çdo ministër dhe deri të kryeministri, çdo ditë të javës do ia nxij jetën për projekte dhe për investime.
Ndoshta do bëjmë dhe çudinë që Niko Peleshi të braktisë Korçën që të vijë në Kolonjë për pushime.
Ftoj kryeministrin të bëjë betimin e Erionave, e ndërtoi Tiranën me Erionin dhe ta bëjë Kolonjën me Erionin”, deklaroi Isai.











