Kandidat për kryetar bashkie, ish-mesfushori i Juventusit i futet politikës

Ish-mesfushori i Juventusit, Klaudio Markizio ka hedhur një hipotezë kandidimi për kryetar bashkie të Torinos në anën e Partisë Demokratike Italiane.

Partia e Zingareti do të mendonte seriozisht për ish-lojtarin e Juventusit si njeriun e tij për zgjedhjet komunale.

Klaudio gjithmonë ka treguar vëmendje të madhe për çështjet shoqërore dhe ato që kanë të bëjnë me politikën.

Kjo u zbulua nga “La Stampa” pas disa thashethemeve në ditët e fundit, me qendrën e majtë që kishte synime serioze të mbështetej tek ish-futbollisti, i cili në të kaluarën kishte zbuluar se ai po vendoste veten si një ide politike pikërisht në zonën e pushtuar nga Partia Demokratike.