Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kamuflim, robotë, lazera: Ja cilat do jenë armët e së ardhmes (VIDEO)

6 vjet ago
in Bota, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kamuflim, robotë, lazera: Ja cilat do jenë armët e së ardhmes (VIDEO)

Lufta ka nxitur gjithmonë arritjet më të mëdha në teknologji. Secili nga vendet përpiqet vazhdimisht të ketë armatimet më të përparuara, për të mbrojtur interesat e tij brenda dhe jashtë vendit. Duket u frymëzuar nga fantashkenca, përparimet më të fundit në pajisjet ushtarake dhe armët e ardhshme, na japin një panoramë të saktë, dhe të rrezikshme se si do jetë lufta në vitet e ardhshme.

Kamuflimi adaptiv

Armiku nuk mund të qëllojë, atë që s’mund ta shohë dot. Ky është synimi i sistemit ADAPTIV BAE të kamuflimit, për të maskuar rrezet infra të kuqe të një mjeti ushtarak, dhe i mbron ata nga zbulimi. Kamuflimi i ngjan një hoje bletësh, dhe mund të instalohet në çdo automjet. Ai mund të nxehet apo të ftohet në përshtatje me mjedisin përreth. CV90120-T Ghost, është një tank suedez që përdor kamuflazhin ADAPTIV BAE, për ta bërë atë të padukshëm për sistemet armike të imazheve termike.

Municioni eksploziv hidrodinamik (MAHEM)

Sistemi i armëve MAHEM nga kompania DARPA, përdor një gjenerator të fluksit magnetik, për të lëshuar një predhë pa përdorimin tradicional të eksplozivëve kimikë. Ai krijon në këtë mënyrë një sistem lëshimi më efektiv, dhe më të saktë. Ky sistem, përdor metalin e shkrirë për të depërtuar në automjetet e blinduara të armikut, duke rritur vdekshmërinë gjatë sulmit, dhe efektivitetin në fushën e betejës.

TASER Shockwave

TASER Shockwave është një sistem mbrojtës, i krijuar për të ndihmuar forcat e policisë gjatë protestave të dhunshme apo rebelimeve. Ai përbëhet nga dhjetëra gryka zjarri, që qëllojnë me valët elektrike neuroparalalizuese.

Sistemi i armatosur robotik (MAARS)

Është një sistem i ndërtuar për të shpëtuar jetë njerëzore, dhe për t’u përballur me situata shumë të rrezikshme. Roboti MAARS, ka një mitraloz që qëllon 400 herë në minutë, dhe një granatëhedhëse. Ai mund përdoret për të nxjerrë jashtë rrezikut ushtarët e plagosur.

“Kalorësi i Zi” automatik

Është një automjet prototip pa pilot. Ai është i pajisur me 2 mitralozë të kalibrit 30 dhe 7.62 mm, i kombinuar me aftësinë për t’u dislokuar në fushëbetejë nga një avion i madh transporti. Ai parashikohet të dërgohet në situata me rrezik të lartë, për të shmangur rrezikimin e panevojshëm të trupave njerëzore.

Arma që gjurmon objektivat që duhen goditur

Këto armë zjarri përdorin gjurmimin e objektivit, për të garantuar një probabilitet më të lartë të goditjes së objektivit që herën e parë, madje edhe nga një distancë e madhe. Sistemi i parë u zhvillua nga kompania amerikane TrackPoint. Arma ishte në gjendje të gjurmonte me saktësi objektiva deri 1.280 metra larg.

Sistemi i armëve me lazer (LaWS)

Ky sistem lazer mundëson përcaktimin e vendodhjes, dhe shkatërrimin e aseteve të armikut. Kjo armë është shumë më efektive në raport me koston, kur krahasohet me armët bombarduese tradicionale.

Boeing Laser Avenger

Është një armë mbrojtëse anti-ajrore, që mund të montohet në një automjet, dhe të përdoret për të goditur dronët e armikut. Në dallim nga armët konvencionale anti-ajrore, ky sistem nuk nxjerr tym apo flakë kur qëllon. Kjo do të thotë se mund ta godasë armikun pa u pikasur prej tij.

Transportuesi universal i ngarkesës njerëzore (HULC)

Është një kostum hidraulik me një skelet të jashtëm, që i ndihmon ushtarët në fushën e betejës, duke iu dhënë mundësi atyre të transportojnë ngarkesa të rënda për periudha të gjata kohe, pa lodhjen e zakonshme që do të shkaktohej në misione të tilla.

Pushka PHASR

Kjo armë ka aftësinë të verboje dhe ç’orientojë përkohësisht objektivat armike. Ajo gjuan me një rreze lazer me intensitet të ulët, që ka një efekt verbues, dhe është e përsosur për një sërë situatash, ku synimi është të neutralizohet objektivi.

Topi elektromagnetik

Kjo armë gjigante, është e aftë të gjuajë predha me shpejtësi mbi 7200 km/h, dhe të shkatërrojë struktura prej betoni që ndodhen deri 160 km larg. Ato përdorin më shumë energjinë e rrezeve lazer, sesa materialet tradicionale shpërthyese. Rezultati është një armë me rreze më të gjatë, dhe me një saktësi shumë më të madhe.

Sistemi mikroelektromekanik i insektit hibrid (HI MEMS)

Pajisje të tilla, janë përdorur nga ushtria amerikane që nga vitet 1940. Ato përdoren kryesisht për gjurmimin e vendndodhjes së trupave armike, dhe për përcaktimin e vendndodhjes së saktë të shënjestrave që duhen goditur./TIRANA TODAY

Tags: ardhmesarmetkamuflimLAZERArobotë

TË LIDHURA

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës
Bota

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

17:18 | 01/12/2025
Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive
Bota

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive

12:32 | 01/12/2025
Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë
Bota

Moti i keq “pushton” Azinë, mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet, Indonezia mobilizon ushtrinë

09:25 | 01/12/2025
Next Post
Zogu I: Mbreti i shqiptarëve, i cili i mbijetoi 55 atentateve

Zogu I: Mbreti i shqiptarëve, i cili i mbijetoi 55 atentateve

Tentoi ti digjte shtëpinë ish-gruas, 46-vjeçari arrestohet në prani të fëmijëve

"Nuk i kishte kthyer borxhin", zbardhen detaje tjera nga pengmarrja në Kamëz

Fotografia e rrallë e aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani

Fotografia e rrallë e aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu, kartolinë në Gjermani







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte
Kosovo

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 2 personash për krime lufte

by mirseda
17:43 | 01/12/2025
0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë kundër dy të dyshuarve për krime lufte kundër...

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

Trump mbledh sot kabinetin në Zyrën Ovale, në qendër të diskutimit çështja e Venezuelës

17:18 | 01/12/2025
Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

PD në lëvizje, Gjunkshi emërohet Këshilltar për Sigurinë Kombëtare

16:29 | 01/12/2025
Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

Protesta e PD para Kryeministrisë: Policia publikon masat dhe aksit e bllokuara

16:25 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com