Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kampionët e botës ‘rrënojnë’ Gjermaninë, Griezmann bën heroin (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Kampionët e botës kanë mposhtur me përmbysje Gjermanin falë dy golave të Griezmann të cilët ngritën në qiell të pranishmit në Stade de France të Parisit. Një tjetër disfatë zhgënjyese për gjermanët të cilët nuk lëvizin nga vendi i fundit i grupit 1 të League A. Ndërkohë Franca kryeson grupin me shtatë pikë nga tri ndeshje. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Gjermania të humbiste gjashtë ndeshje në një vit kalendarik.

Gjermania, pas kritikave të shumta nga shtypi vendas, e nisi me këmbën në gaz ndeshjen për të treguar se nuk do të dorëzohet aq lehtë. Dhe Toni Kroos kalon miqtë në avantazh në minutën e 14’ pas një penalltie të shkaktuar nga Kimpembe i cili preku topin me dorë brenda zonës. Gjermanët nuk e ulin ritmin dhe kanë dy mundësi të mira me Werner dhe Ginter por të dy tregohen të pasaktë ndërkohë që duhet t’i kishin shfrytëzuar më mirë ato mundësi të mira. Franca nuk ishte në nivelin e duhur në pjesën e parë por ndryshon mentalitet pas pushimit. Ishte Mbappe i pari që rrezikoi portën e Neuer, por goditja e tij ishte qendrore.

Në minutën e 62’ erdhi goli i barazimit nga Antoine Griezmann i cili lëshon një goditje të pandalshme me kokë nga brenda zonës. Ndeshja në pjesën e dytë është më e barabartë teksa të dyja skuadra kanë mundësitë e tyre për të shënuar. Por janë vendasit ata që arrijnë të shënojnë përsëri.

Ishte një faull i dyshimtë brenda zonës i shkaktuar nga Hummels ndaj Matuidi, por kjo nuk do t’i interesojë shumë Francës, me Griezmann që nuk fal nga pika e bardhë. Në minutat e mbetura Franca arriti të menaxhojë mirë rezultatin duke marrë një fitore të rëndësishme.

Ndërkohë Uellsi është rikthyer te fitorja duke mposhtur Irlandën me rezultatin 1-0 falë golit të Wilson. Skuadra e Giggs është ngjitur në vend të parë me një ndeshje më shumë se Danimarka, ndërsa Irlanda mbetet në fund të grupit 4 të League B.

Ukraina ka marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje teksa ka mposhtur Republikën Çeke me rezultatin 1-0. Të besuarit e Shevchenkos kryesojnë grupin 1 të League B.

Në grupin 3 të League C, Norvegjia ngjitet në krye pasi mposhti Bullgarinë 1-0,ndërsa Qipro dhe Sllovenia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1. Ky është një nga grupet më të fortë të Ligës së Kombeve.

Gjibraltari ka fituar 2-1 me Lichtenstein në grupin 4 të League D. Ndërsa Letonia është mposhtur brenda nga Gjeorgjia me rezultatin 3-0, me gjeorgjianët që kanë katër fitore në po aq ndeshje në grupin 1 të League D.

Tags: “heroin”GjermanineGriezmannKampionët e botësrrënojnëVideo

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Next Post

Vullnetarët në sfidë me kohën për të pastruar Liqenin e Shkodrës

Ja sa do të variojnë temperaturat për sot, merrni masat

Rama gjen fajtorin: Mediat po ia nxijnë jetën këtij mileti!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com