Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kamera e fshehtë/ Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë lekë të mbyll çështjen

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kamera e fshehtë/ Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë lekë të mbyll çështjen

Në këtë sezon të ri televiziv, emisioni Stop në Tv Klan është rikthyer duke denoncuar korrupsionin në gjyqësor. Rasti është i një qytetari shqiptar që jeton në Angli, i quajtur Alban, i cili tregon se si është zhvatur nga OPGJ-ja.

Historia fillon kur Albani po divorcohej me bashkëshorten, proces i shoqëruar me sherre për kujdestarinë e fëmijës. Çështja shkoi në Prokurorinë e Durrësit me prokurore Oltiana Çifliku.

“Jetoj në Angli, kam pasur disa probleme me drejtësinë shqiptare. Kam pasur divorc me ish-bashkëshorten time dhe kemi pasur ngatërresë për punën e fëmijës. Në sherr e lartë humba kontrollin dhe bëra diçka që nuk duhet ta kisha bërë kurrë, duhet të kisha ruajtur gjakftohtësinë. Oltiana Çifliku ishte prokurorja që ka pasur çështjen time për dhunë ndaj ish-bashkëshortes time. Ajo më akuzoi për shumë gjëra, më akuzoi sikur unë doja të vrisja një polic, më akuzoi sikur unë kisha hedhur tritol diku edhe kjo çështje vazhdoi shumë keq me atë. Kishim ca mosmarrëveshje nëpër telefona me të, edhe i pata çuar rreth 30 mesazhe Oltiana Çiflikut. Edhe në një nga mesazhet unë i thashë o zonjë kërkove lekët, pse u tërhoqe”, tregon denoncuesi.

Midis Albanit dhe prokurores janë shkëmbyer mesazhe në celular për zbutjen e rrethanave. Pasi procesi mbaroi, Albani shkoi në Britani, por një ditë ai informohet se është dënuar me 6 muaj burg, pasi kishte kërcënuar prokuroren. Në këtë pikë u ekstradua dhe kreu dënimin në Shqipëri.

“Unë s’kam ditur fare gjë që kam hapur gjyq, i bëri letrat vetë dhe nuk kam qenë në dijeni që kam pasur gjyq në Shqipëri. Gjykata britanike vendosi që të më kthejë në Shqipëri të bëj dënimin 6 muaj. E bëra dënimin 6 muaj dhe pastaj kur erdha në Angli policia britanike më mori në telefon dhe më thanë që ti do të denoncosh Oltiana Çiflikun dhe Vjosa Zaimin sepse çdo gjë që ti ke folur këtu në Angli që na ke treguar për ato të dyja, kanë dalë të vërteta. Ne kemi marrë informacione që të dyja janë të korruptuara”, vijon qytetari në denoncimin e tij për gazetarin e Stop.

Pas përfundimit të dënimit, Albani u rikthye në Britani, por iu kërkua nga autoritetet angleze që të bënte denoncim për prokuroren Oltiana Çifliku dhe gjyqtaren Vjosa Zaimi.

Në Shqipëri ai kontaktohet nga OPGJ Ibrahim Saliko, ku bëri kallëzim për dy zyrtaret e drejtësisë në Durrës. Por kur kuptoi, se asgjë nuk po lëvizte, u tërhoq nga kallëzimi dhe rinisi jetën e tij në Angli.

“Më thanë do flasim me kolegët tanë në Tiranë edhe do shkosh të bësh denoncimin. Kështu vazhdoi. Shkova në Tiranë. Pata një telefonatë nga Ibrahim Saliko edhe më tha që më ka autorizuar SPAK që të marr denoncimin tënd. Erdha një herë për intervistë, m’i bëri gjërat shumë të vështira. Me tha do vish 2-3 herë këtej. I thashë nuk kam më terezi, dua të jem pa stres, nuk mund të merrem me këta lloj njerëzish. I thashë do ta lemë këtë muhabet fare, do tërhiqem nga kjo çështje se nuk kam më nerva”, thotë Albani.

Pak kohë më vonë mori një telefonatë nga OPGJ Ibrahim Saliko, i cili e informoi se ndaj tij ishte hapur një tjetër çështje për deklarim të rremë. OPGJ sugjeroi që dënimin t’ia kthente në dëm monetar dhe i kërkoi 700 mijë Lekë të vjetra, për të mbyllur çështjen. Të tjera para duheshin për avokat, ndaj Albani i dërgoi OPGJ-së 1 milion Lekë të vjetra, në total rreth 2 milionë Lekë të vjetra.

“Kur kam ardhur në Angli, më ka thënë prokurori Bajram Breçani ka hapur një çështje ndaj teje për dëshmi të rreme. I thashë po unë nuk kam rrejt. Ato që kam thënë, i kam thënë të vërteta. E di si është puna tha? I fusim një gjobë? Hajt po e paguaj këtë gjobë e të rri i qetë se nuk kam më nerva, nuk kisha më nerva, isha stresuar nga koka, i thashë do ta paguaj unë gjobën. Dhe më ka çuar një letër, ta ngritur gjykata atë gjobën, ta ka bërë 700 mijë Lekë. I thashë nuk kam t’i paguaj lekët se kam fëmijë të vogël. Më tha m’i ço mua lekët, më ço dhe ca lekë për avokaten, të vijë në gjyq. Ok i thashë. I çova 1 milion Lekë. Edhe u paguajt gjoba. Thashë tani jam pa stres”.

Pasi mori 1 milion Lekë nga Albani me banim në Britani, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.

Vendimi i OPGJ-së rezulton që të jetë i falsifikuar, e për këtë arsye vetë ai, pra Ibrahim Saliko e udhëzon Albanin se çfarë duhet të thotë.

“Ore do të marrin ata dhe do të pyesin, kush ta dërgoi këtë letrën,  eee ktej-andej . Ti do ti thuash atë, që m’a ka dërguar një person, që m’u prezantua si ai, por pasi kam komunikuar me atë, nuk ishte numri i telefonit të atij. Numrin e telefonit, që më ka ardhur ajo letër nuk e mbaj mend, se kam ndërruar telefon dhe kaq! Për të tjerat kam marrëdhënie shoqërore me atë. Se çfarë bëj unë me atë, se si ia nis unë, e si ia dërgoj unë, janë punë të miat familjare. Kaq…”, i thotë OPGJ-ja, Albanit në një bisedë telefonike. /tvklan.al

Tags: Bajram Breçaniemisioni STOPOPGJ

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
OPGJ-ja filmohet me kamera që i kthen qytetarit 2 milionë lekë, që ia zhvati për mbylljen e çështjes

OPGJ-ja filmohet me kamera që i kthen qytetarit 2 milionë lekë, që ia zhvati për mbylljen e çështjes

Shtyhet me 6 muaj afati i Komisionit për Reformën Zgjedhore, caktohen ekspertët

Shtyhet me 6 muaj afati i Komisionit për Reformën Zgjedhore, caktohen ekspertët

Braçe te “Ekonomia”: Familjet kanë 3 muaj pa ndihmë! Ibrahimaj: Paketa do prezantohet pas disa ditësh

Braçe te "Ekonomia": Familjet kanë 3 muaj pa ndihmë! Ibrahimaj: Paketa do prezantohet pas disa ditësh







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com