Vaksina kandidate për Covid-19, ka filluar të testohet klinikisht në një masë të gjerë njerëzish. Lajmin e bëri të ditur kompania AstraZeneca Plc në një deklaratë ndërsa njoftoi se deri më tani janë regjistruar 30,000 të rritur të cilët janë të gatshëm t’u injektohet vaksina.
Vaksina është zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, dhe është një nga të shumtat që aktualisht janë duke u testuar dhe zhvilluar kudo në botë.
Përveç testeve klinike në SHBA, një test i fazës përfundimtare të vaksinimit është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të japë rezultate paraprake në fillim të muajit të ardhshëm.