Krahas vettingut me prokurorët dhe gjyqtarët është duke u zhvilluar dhe vettingu në radhët e policisë. Mësohet se sot ka kaluar me sukses vettingun Drejtori i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm (SHÇBA), Florian Sulejmani.
Ai ka kaluar në sitën e vettingut dhe KJV (Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit) e ka konfirmuar atë në detyrë.
Vlerësimi i tij u bë në bazë të kriterit të pasurisë, kontrollit të figurës si dhe vlerësimit të aftësive profesionale.
Njoftimi i plotë:
Konfirmohet në detyrë drejtori i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA, Florian Sulejmani
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Florian Sulejmanin, Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 20 dhjetor, Sulejmani u përballë me gjetjet e Komisionit (KJV), lidhur me vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës, bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor.