Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kallëzohet në SPAK gjyqtari që i dorëzoi PD-në Berishës

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kallëzohet në SPAK gjyqtari që i dorëzoi PD-në Berishës

Gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri, kallëzohet në SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim detyre” nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. Zhukri njihet si gjyqtari me të kaluar të dyshimtë si shofer, që dorëzoi Partinë Demokratike bashkë me vulën Sali Berishës, duke i njohur Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021, statutin paralel të partisë, struktururat paralele dhe si rrjedhojë edhe shkarkimin e Lulzim Bashës. Bashkëshortja e gjyqtarit, Rezarta Zhukri, ka qenë sekretare personale e Sali Berishës, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2020 ka deklaruar rreth 1.5 milionë USD të ardhura nga një agjenci udhëtimesh dhe sigurimesh. Agron Zhukri po verifikohet nga Komisioni i Vettingut që në qershor të vitit 2020, ndërsa dy djemtë e tij janë avokatë.

Në kallëzim pretendohet se Zhukri po zvarrit qëllimisht një padi që nuk është në kompetencë të tij, por në kompetencë të Gjykatës Administrative. Bëhet fjalë për padinë e përmbaruesve Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Rrok Deda, të cilët kërkojnë shpalljen të pavlefshme të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Private të datës 24 shtator 2022, vetëm për sa i përket kryetarit Tedi Malaveci dhe disa anëtarëve. Në kallëzim flitet për një CD me prova për një aferë korruptive të Zhukrit në raport me këtë çështje si dhe për pastrim parash me disa kompani.

“Duke qenë se kam dyshuar për veprimet e paligjshme të gjyqtarit Agron Zhukri, kam investuar dhe më rezulton se gjyqtari është i përfshirë në aktivitetin kriminal të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të drejtësisë parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal, për të cilin po jua provojmë me CD bashkëlidhur këtij kallëzimi. Njëkohësisht kemi konstatuar se gjyqtari Agron Zhukri, është përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të pastrimit të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pasi më rezulton se ka pasuri të pa justifikuara dhe përdor disa subjekte të familjarëve të tij për pastrimin e produktit të veprës penale, subjektet tregtare janë të identifikuar me Nipt L01305031H, M11331001D ,L52228042D, M01722033G BS GREEN AL dhe  L92126017N ARLO Energy veprimtari të cilat duhet të hetohen dhe në lidhje me transaksionet e dyshimta po ju vëmë në dispozicion aktet bashkëlidhur këtij kallëzimi. Por nga ana tjetër ju informojmë se ky gjyqtar ka dhe disa shtëpi në Vjenë të Austrisë të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i pastrimit të parave”, thuhet në kallëzim.

Kush është Agron Zhukri?

Gjyqtari Agron Zhuri është 57 vjeç dhe ka lindur në Tiranë. Arsimimi i tij dhe mënyra se si u katapultua në drejtësi mbetet një mister. Në rrethet e gjyqësorit dhe politikës flitet se Zhukri ka qenë shofer pranë Gazetës Rilindja Demokratike, Partisë Demokratike në vitin 1991 dhe më pas pranë ambasadave, pas ardhjes së PD-së në pushtet. Gjithsesi, në formularin e dekriminalizimit, Zhuri deklaron se në periudhën dhjetor 1992 deri në qershor 1994 ka qëndruar në Itali, si punonjës pranë Ambasadës Shqiptare në Romë, por e specifikuar punën që bënte.

Ndërkaq, bashkëshortja e gjyqtarit Agron Zhuri, Rezarta Zhukri, ka qenë financiare pranë gazetës Rilindja Demokratike, organ në duart e Berishës. Zonja Rezarta Zhukri ka qenë sekretare personale e Sali Berishës dhe më pas shefe e administratës, fakt i pranuar edhe nga vetë gjyqtari.

Në këto rrethana ngrihen dyshime për një ndikim të mundshëm të Berishës për të bërë gjyqtar Agron Zhuri, për t’i shërbyer më pas. Nuk dihet me saktësi se si Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, me arsim të plotë juridik apo përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’, por ai nisi të shfaqej fillimisht si ndihmës gjyqtar dhe më pas si gjyqtar.

Zhukri doli në pah si ndihmës gjyqtar në procesin e famshëm të gjykimit të të akuzuarave për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, orkestruar nga Sali Berisha. Ashtu si në shumë ngjarje të tjera të rënda, edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 u dënuan vetëm zbatuesit, ndërsa orkestruesit i shpëtuan përgjegjësisë penale.

Grupi i Sali Berishës shtoi presionet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarit Agron Zhukri, për të shpallur si të ligjshëm statutin paralel të Berishës, me qëllim për të marrë PD-në. Agron Zhukri dha dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes me pretendimin se gruaja e tij kishte qenë sekretare e Berishës, por dorëheqja nuk iu pranua. Zhukri vendoi në favor të Berishës, vendim i cili u ankimua nga grupi i Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt në Gjykatën e Apelit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi pretendoi se gjyqtari Agron Zhukri ka pasur një takim me një përfaqësues të Berishës para se të caktonte datën për seancën gjyqësore. Bardhi paralajmëroi një kallëzim penal ndaj Zhukrit, si dhe paraqiti një ankesë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. /shqiptarja

Tags: Agron ZhukriGjyqtari i TiranësSPAK

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Mercedes-Benz tërhiqet nga Rusia

Mercedes-Benz tërhiqet nga Rusia

Fenomeni modern i të jetuarit vetëm

Fenomeni modern i të jetuarit vetëm

Putin shikon stërvitjen e parë bërthamore ruse që nga pushtimi i Ukrainës

Putin shikon stërvitjen e parë bërthamore ruse që nga pushtimi i Ukrainës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com