Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Fenomeni modern i të jetuarit vetëm

4 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Rudina Koromani

Dy shekuj më parë, jetesa e vetmuar e filozofit Kant tingëllonte gati-gati absurde dhe e pakuptueshme, ndërkohë që në popullata ishte një fenomen shumë i rrallë që justifikohej vetëm nga varfëria. Një shekull më vonë, vetmia vijoi të bëhej trend i artistëve si Van Gogu ku sërish rastet e të jetuarit vetëm përbënin më pak se 10%. Sot, afër gjysma e të gjitha familjeve janë familje me një person, ndonëse ka ende vende ku të jetosh vetëm është fenomen i rrallë. Në Angli, SHBA, Kanada dhe Australi, rreth një në katër dhe një në tre familje janë familje me një person.

29.9 % në Mbretërinë e Bashkuar
28.0 % SHBA
27.6 % Kanada
26.8 % Afrika e Jugut
25.0 % Australi
23.9 % Koreja e Jugut

Të dhënat globale për të jetuarit vetëm janë të disponueshme në faqen e internetit Our World in data (Bota jonë në të dhëna), në seksionin mbi të jetuarit vetëm. Nga të dhënat, kombet me përqindjen më të lartë të familjeve që janë familje me një person, 40 për qind ose më shumë, janë:

45.8 për qind Norvegjia
44.1 për qind Danimarka
43.0 për qind Finlanda
42.5 për qind Suedia
41.7 për qind Gjermania
40.3 për qind Estonia

Kjo do të thotë se Europa po vetmohet gjithnjë e më shumë, e ku në Norvegji kemi trendin më të madh të të vetmuarve. Të gjitha këto janë kombe nordike, me përjashtim të Estonisë (një komb baltik) dhe Gjermanisë. Islanda, një vend tjetër nordik, gjithashtu ka një përqindje të lartë të familjeve me një person: 31.0 për qind. Kombet e tjera, ku më shumë se 30 për qind e familjeve janë familje me një person janë (duke filluar me përqindjet më të larta) Holanda, Zvicra, Lituania, Austria, Franca, Letonia, Belgjika, Japonia, Lihtenshtejni, Luksemburgu, Bullgaria, Hungaria, Italia dhe Sint Maarten (pjesa holandeze). Kombi ku njerëzit kanë më pak gjasa të jetojnë vetëm është Afganistani, ku vetëm 0.2 për qind e të gjitha familjeve janë familje me një person. Në Pakistan, vetëm 1.1 për qind e familjeve janë familje me një person, dhe në Irak, vetëm 1.2 për qind.

Të jetosh vetëm është shumë më pak e zakonshme në vende të tjera, si p.sh.; Meksikë 10%, Kinë me 8,6% apo Indi 7.7%. Vende të tjera në të cilat më pak se 5 për qind e të gjitha familjeve janë familje me një person janë (duke filluar me përqindjet më të vogla) Bangladeshi, Jemeni, Taxhikistani, Nigeria, Mali, Kamboxhia, Palestina, Sierra Leone, Guatemala, Sudani i Jugut, Jordania, Guineja, Nikaragua, Komoret dhe Filipinet. Ajo që vihet re, është fakti i fuqisë financiare që shoqëron trendin në rritje: sa më i zhvilluar ekonomikisht një vend, aq më shumë të vetmuar paraqet. Disa nga faktorët psikologjikë, kulturorë dhe ekonomikë që na ndihmojnë të kuptojmë këto shifra lidhen me faktorët kulturorë, moshorë, të gjinisë e statusit martesor. Mosha e mesme shihet gjithashtu si një prirje e dy dekadave të fundit ku duket do të vijojë të jetë në rritje dhe për dekadat në vazhdim.

PO SHKOJMË DREJT VETMISË?

Studimet kanë të dhëna kontradiktore lidhur me vetminë dhe pasojat e benefitet psikologjike që lidhen me të. Disa prej tyre theksojnë impaktin negativ duke sugjeruar me gjetjet e tyre se të jetuarit vetëm konsiderohet shqetësuese për shëndetin e njerëzve, duke qenë se është gjerësisht i njohur fakti se njerëzit janë të orientuar natyrshëm nga të tjerët dhe gëzojnë lidhjen me të tjerët. Sipas kësaj pale, të jetosh vetëm lidhet me zemërimin, përjashtimin social, ndjenjën e izolimit e dobësisë që rezultojnë në një shëndet më të dobët mendor: depresion, ankth e përgjegjës për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë në moshat e vjetra.

Megjithatë, ka shumë studime që raportojnë se të jetuarit vetëm ka një lidhje të mundshme me shëndetin mendor. Disa autorë pohojnë se të jetuarit vetëm lidhet me nivele më të ulëta të depresionit. Lidhur me diferencat gjinore, duket se jetesa vetëm e femrave ndikon negativisht në shëndetin e tyre mendor krahasuar me meshkujt. Efekti i të jetuarit vetëm në shëndetin mendor është gjithashtu i moderuar nga mosha, ku sipas studimeve individët më të rinj që jetojnë vetëm janë më të prirur të kenë probleme të shëndetit mendor.

Për më tepër, faktorët e shkëputjes sociale, vetmisë subjektive, gjendjes financiare, rehatisë së përgjithshme, preferencat për të jetuar vetëm, llojet e krijimtarisë, cilësia e marrëdhënieve dhe cilësia sociale e komunitetit, të gjithë këto faktorë kanë efekte të moderuara në lidhjen midis të jetuarit vetëm dhe shëndetit mendor. Praktikisht, ndonëse dihet se vetmia dhe izolimi lidhen negativisht me mirëqenien psikologjike, trendi në rritje i vetmisë së botës moderne është i pandalshëm e duket se individi modern e ka proceduar tashmë e kërkon gjithnjë e më shumë rehatinë Individuale kundrejt çdo kostoje.

“Pse njerëzit duhet të jenë kaq të vetmuar? Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Miliona njerëz në këtë botë, të gjithë të etur, në kërkim të të tjerëve për tu kënaqur, por duke u izoluar. Pse? Toka u vendos këtu vetëm për të ushqyer vetminë njerëzore?”, Haruki Murakami. /Panorama

*Psikologe Klinike

Tags: psikologe klinikeRudina Koromanitë jetuarit vetëm

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Putin shikon stërvitjen e parë bërthamore ruse që nga pushtimi i Ukrainës

Temperatura deri në 28 gradë, si do të ndryshojë moti sot

Indeksi i Sundimit të Ligjit/Shqipëria bën hapa pas, përkeqësohet korrupsioni, rendi dhe siguria







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com