pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomholiganbethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinosezar casinomatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişgrandpashabetmarsbahispusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet girişslotrajojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerdinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabetbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kalkulimet e Ramës, Bashës dhe Metës për 25 Qershorin

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Fatos Lubonja/A duhet t’i marrim aq seriozisht motorët e urrejtjes, që u ndezën, apo duhen parë thjesht si ‘‘fushatë elektorale’’.

Po të kemi parasysh se ç’kanë thënë për njëri-tjetrin dhe prapë kanë bërë marrëveshje dhe koalicione, kjo urrejtje ndaj kundërshtarit duhet parë me shumë mosbesim.

Për të bërë analiza dhe kalkulime nuk duhen matur helmet që derdhin kundër njëri-tjetrit, por duhet mundur t’u hyjmë kalkulimeve që kanë bërë.

Kalkulimet e para Rama i bëri me ndihmën e disa ambasadorëve që të hynte në zgjedhje pa opozitën. Ishte ky një kalkulim që e shtyu të pranojë Metën në Presidencë. Sikur ta dinte se do të bënte marrëveshje nate me Bashën them se nuk do ta bënte këtë zgjedhje.

Nga ana e tij, Meta e pranoi këtë duke braktisur PD-në në fatin e vet-edhe me idenë se kështu do të merrte votat PD-së ndërkohë që të dy do të qeverisnin së bashku dhe pa opozitë.

Pas marrëveshjes, kalkulimet ndryshuan. Metës i dolën keq sepse Rama po përdor ministrat e PD-së dhe fushatën e PD-së për të dobësuar sa të mundë fuqinë klienteliste të LSI-së, të cilën edhe po e sulmon si shkaktaren kryesore të dështimeve të tij, duke kërkuar votën e votuesit të LSI-së.

Ndërkaq fjala e përhapur se pas zgjedhjeve mund të kemi një koalicion PS-PD demotivon të zhgënjyerit gjatë këtyre katër vjetëve, një pjesë e të cilëve mund të votonin një PD me frymën e çadrës por kurrsesi një marrëveshje Rama-Basha.

Kjo lojë duket se po rrit shanset e Ramës që të kapë i vetëm 71 për qind dhe në këtë rast futja e PD-së në qeverinë Rama 2 me një LSI të dobësuar, të mbetur në opozitë do të ishte një asgjësim i PD-së, që nesër do të quhet shitje e aksioneve të PD-së nga Basha për përfitime personale të klanit të tij.

Duke ndjekur fazën e dytë të fushatës elektorale nuk mund të mos lindë pyetja: po a do të pranonte Meta një Ramë kryeministër me gjithë këtë urrejtje që po shprehin ndaj njëri-tjetrit?

Me shumë gjasa ka që Meta të kondicionojë një koalicion me PS-në me ikjen e Ramës. Por, në këtë fazë të dytë të fushatës më afër pranimit të Ramës kryeministër, duket Basha.

 Por, edhe për atë ngrihet pyetja: me ç’fytyrë do të pranojë ai një Ramë kryeministër në një qeveri PD-PS?

 Ndërkaq duke pasur parasysh armiqësinë që kanë pasur si PD dhe LSI me Ramën ‘‘autoritar’’, ‘‘arrogant dhe ‘‘të lidhur me krimin’’, si ka mundësi që nuk mendojnë se mund të bëjnë koalicion kundër tij nëse u dalin votat?

Këto janë pikëpyetje që i ngre çdo votues që ka pak mend në kokë dhe që ka një lloj përgjegjësie për votën që hedh. Dhe paqartësia ia bën fushatën qesharake.

Por, duket se ndërkaq partitë si ndërmarrje biznesi nuk e llogarisin këtë votues, por vetëm votuesin klientelist dhe pragmatist që është zhveshur nga skrupujt moralë si dhe nga pyetjet se ku po shkon vendi i tij, por që sheh vetëm interesin e vet dhe të familjes së vet.

Atij nuk i intereson të dijë nëse këta e duan apo e urrejnë njëri-tjetrin dhe aq më pak arsyet e kësaj.

Për të është e rëndësishme se fiton apo humbet, duke u bërë me njërën apo me tjetrën parti apo koalicion të mundshëm.

Modeli par-exellence i këtij votuesi janë oligarkët. Janë ata që e dinë saktë se si janë të lidhura fijet, me të cilat ndahen fitimet e që do të përcaktonin edhe koalicionet.

Sipas Ilir Metës, këta janë për koalicionin Rama-Basha. Sipas të tjerëve, është më i mundur një koalicion PS-LSI. Më i pamunduri duket se është PS-LSI sepse kështu ndërpriten disa fije të lidhur më parë në ‘‘Republikën e Vjetër’’, që ka sharë aq shumë Basha në çadër.

Si do që të ndodhë, koalicioni i radhës do të jetë akti i radhës i tragjedisë dhe komedisë së radhës.

E vetmja shpresë për të dalë nga kjo tragjikomedi është që ata 56 për qind e shqiptarëve që sipas Gallupit kërkojnë të lënë Shqipërinë, -kuptohet si rezultat i keqqeverisjes dhe zhgënjimit nga të tria partitë kryesore – t’i japin një goditje të triave, duke votuar një parti të re si LIBRA e Ben Blushit, që i është kundërvënë të triave dhe që duket se kërkon të mbesë kundër tyre në opozitë dhe pas zgjedhjeve.

Të paktën sa për të ruajtur shpresën gjallë. (Panorama)   

 

Tags: 25 qershorbashaKalkulimetMetaRamës

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Meta kërcënon Ramën dhe Ruçin: Fati Janukoviçit të Ukrainës do u duket lule

Ligji i "guximshëm" rus dhe arrestimet e sotme

Nokia për herë të parë "Made in India", sot lançohet Nokia 3, 5 dhe 6







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari: Shërbim policor pranë çdo njësie të qeverisjes vendore në qarkun Tiranë

by mirseda
19:56 | 17/07/2026
0

Këtë të premte janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit ndërinstitucional që synojnë forcimin e sigurisë publike në komunitet...

Raporti i Komisionit Evropian, Bardhi: Rama e ktheu Kuvendin në mburojë

19:52 | 17/07/2026

Beqaj pas seancës në GJKKO: Të drejtat e të pandehurit s’varen nga prokurori

19:16 | 17/07/2026

“Sori-Al” reagon pas helmimit: S’ka pasur shkelje, jo nga ushqimi

19:00 | 17/07/2026

Raporti i KE: Refuzimi për Ballukun rrezikon pandëshkueshmërinë

18:19 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com