Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Kaljari – Juventus në 18:00 : Formacionet e mundshme, taktikat dhe statistikat

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Juventus kërkon lojtarin e Dortmund

Pas eleminimit në mesjavë nga Liga e Kampionëve, Juventusi do të kërkojë të kthehet tek fitorja kundër Kaljarit sot.

Dalja nga Liga e Kampionëve nga portugezët e Portos ka goditur keqazi Juventusin dhe objektivat e tyre sezonalë nën udhëheqjen e Andrea Pirlos.

Me objektivin më të lartë në futbollin evropian të humbur, Juventusi duhet ta kalojë vëmendjen në mbrojtjen e titullit ndërsa në Sardenjë ata do të ndeshen me Kaljarin vendas.

Do të jetë një ndeshje jetike për ta në kontekstin e garës për titull në Serie A, edhe sepse biankonerët ndodhen prapa liderit Inter me 10 pikë përpara sfidave të kësaj fundjave.

Teksa lojtarët e Pirlos mund të mos kenë treguar qëndrueshmërinë që normalisht ka karakterizuar gjigandët italianë, ata në fakt kanë performuar mirë kundër të mëdhave deri tani. Dhe dukeqenëse Juventusi ka ende dy ndeshje për të luajtur ndaj Interit dhe Milanit (të dyja I pret në shtëpi) për herë të dytë, ka ende një fije shprese.

Nga ana tjetër, Kaljari duket se ka rifituar formën javët e fundit. Sardët qëndrojnë në fund të tabelës, por fitoret radhazi ndaj Krotones dhe Bolonjës si dhe barazimi me Sampdorian i kanë ndihmuar për të dalë nga zona e rënies për momentin.

Duket se emërimi i Leonardo Semplicit ka bërë mrekulli për Kaljarin deri më tani, dhe tekniku 53-vjeçar do të vendosë objektivin te Juventusi këtë fundjavë, në përpjekjen për t’u ngjitur në tabelën e kampionatit.

VENDOSJET TAKTIKE

Që nga ardhja e tij, tekniku Semplici ka alikuar modulin 3-5-2 me dy pika referimi përpara si Joao Pedro dhe Leonardo Pavoletti me të parin që është golashënuesi i ekipit në ligë me 13 gola

dhe me Pavoletin që do të mungojë pas një kartoni të verdhë që e ka skualifikuar në këtë raund.

Formacioni I mundshëm I Kaljarit:
Cragno; Klavan, Godin, Ceppitelli; Zappa, Duncan, Nainggolan, Marin, Nandez; Pedro, Simeone

Andrea Pirlo duhet të gjejë një përgjigje ideale për 3-5-2-shin e Semplicit që mund t’i vërë bardhezinjtë në disavantazh numerit në mesfushë.

Në këtë rast, trajneri i Juventusit mund të kthehet në mbrojtje me 3 përkundër dëmtimit të Merih Demiralit.

Danilo, për shembull, është favoriti për t’u rikthyer në mbrojtjen me tre përkrah Leonardo Bonuccit dhe Matthijs de Ligtit.

Pirlo duhet gjithashtu të mendojë t’i japë Federico Chiesas më shumë liri. Ish lojtari i Fiorentinës ishte një nga lojtarët më të mirë të Juventusit në humbjen e mesjavës dhe shërbimi i tij në krah mund të jetë thelbësor këtë herë në krijimin e mundësive për gol të skuadrës së tij.

E njëjta gjë vlen edhe për Federico Bernardeschin, i cili mund të zëvendësojë Alex Sandron në krahun e kundërt, teksa Pirlo përpiqet të fillojë ndryshimet.

Në mesfushë, ëeston McKennie është favorit për vendin e titullarit së bashku me Arthur dhe Adrien Rabiot.

Amerikani është një mbajtës topi shumë i mirë, dhe për këtë arsye mund të veprojë kryesisht në gjysmë hapësira, duke u përpjekur të depërtojë përmes linjës së dytë të presingut të Kaljarit.

Prania në ekipi e McKenniet gjithashtu do të të anulonte epërsinë numerike të kundërshtarëve në mes të fushës, duke u dhënë ‘bianconerëve’ më shumë besim në zotërimin e topit.

Sidoqoftë, ata do të duhet të përkthejnë zotërimin në raste dhe shanset në gola. Dhe ky është momenti ku udhëheqja e Cristiano Ronaldos mund të jetë më jetike se kurrë përkrah Alvaro Moratës.

Formacioni i mundshëm (3-4-1-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, de Ligt; Chieza, Arthur, Rabiot, Bernardeschi; McKennie; Ronaldo, Morata

STATISTIKA

Vetëm Interi (22) ka mbledhur më shumë pikë se Juventusi në tetë ndeshjet e fundit në Serie A: gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje për bianconerët me vetëm tre gola të pësuar.

Juventusi ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në Serie A kundër Kaljarit.

Që nga kthimi i tyre në Serie A (2016/17), Kaljari ka shënuar vetëm tre gola në nëntë ndeshje kundër Juventusit.

Kaljari është i pamposhtur në tre ndeshjet e fundit në Serie A: hera e fundit që ata luajtën të paktën katër ndeshje radhazi Serie A pa humbje daton në dhjetor 2019 (13 në këtë rast).

Tags: JuventuskaljariSerie A

TË LIDHURA

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores
Sport

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

16:51 | 14/04/2026
Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Next Post
Torino 1-2 Inter/ Interi fiton me ankth në të 85-ën dhe ëndërron

Torino 1-2 Inter/ Interi fiton me ankth në të 85-ën dhe ëndërron

Video/ Gol i pabesueshëm vjen nga Premier Liga, Lamela shënon me “rabona”

Video/ Gol i pabesueshëm vjen nga Premier Liga, Lamela shënon me "rabona"

Milani – Napoli në 20:45, Milani për replikë me Interin në krye

Milani - Napoli në 20:45, Milani për replikë me Interin në krye







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com