Milani – Napoli në 20:45, Milani për replikë me Interin në krye

Milani do të synojë të mbajë ritmin e Interit që fitoi në transfertën e Torinos, kur të përplasë brirët me Napolin në San Siro në 20:45.

‘Rossonerët’ aktualisht janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, herën e fundit shpëtuan në fund, barazimi 1-1 me Manchester United në Ligën e Evropës.

Sidoqoftë, barazimet nuk do ti bëjnë shumë punë Stefano Piolit dhe të tijëve nëse duan të mbajnë diferencën e gjashtë pikëve që rivalët dhe liderët Inter e thelluan sot.

Napoli, ndërkohë, është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me ndeshjen e fundit që përfundoi me fitore 3-1 ndaj Bolonjës. Nga ana tjetër, ekipi i Gennaro Gattusos është i gjashti në renditje, pesë pikë prapa Atalantës, e katërta dhe do të duhet ta mbyllin këtë hendek sa më shpejt nëse duan të luajnë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Loja e parë, e luajtur në nëntor të vitit të kaluar, pa fitues Milanin që mundi Napolin 3-1 me dhjetë lojtarë me golat e Zlatan Ibrahimovic (2) dhe Jens Petter Hauge, ndërsa Dries Mertens shënoi për napoletanët.

FORMACIONET E MUNDSHME

Milani (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kjaer, Tomori, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Krunic; Leao

Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Rui; Ruiz, Bakayoko; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen