3 Maj 1469 – Lind mendimtari italian Niccolo Machiavelli
Që nga shekulli XI-të, familja e Machiavellit ishte e pasur dhe e shquar, duke mbajtur dikur postet më të rëndësishme në Republikën e Firences. Megjithatë i ati, Bernardo, një jurist
në profesion ishte ndër anëtarët më të varfër të familjes.
I ndaluar të mbante poste zyra publike në Firence për shkak të borxheve të pashlyera, ai jetonte me kursim, duke administruar pronën e tij të vogël në afërsi të qytetit, dhe duke plotësuar të ardhurat e tij të vogla me ushtrimin në fshehtësi të profesionit të avokatit.
Bernardo kishte një bibliotekë në të cilën Niccolo duhet të ketë lexuar shumë libra, edhe pse dihet pak mbi edukimin dhe jetën e hershme të Niccolo në Firence. Ai ndoqi leksionet e Marcello Virgilio Adriani, mësoi mirë gjuhën latine dhe me siguri i njihte filozofët e vjetër grekë.
Në një letër drejtuar një miku të tij më 1498, Machiavelli shkruan mbi predikimet e Girolamo Savonarolas (1452-98), një prift dominikan, i cili u shpërngul në Firence në vitin 1482 dhe në vitet 1490 tërhoqi një grup mbështetësish popullor me akuzat e tij kundër qeverisë, klerit dhe papës.
Megjithëse Savonarola, që sundoi efektivisht Firencen për disa vjet nga 1494, paraqitet tek “Princi” (1513), vepra kryesore e Machiavellit si shembull i një “profeti të paarmatosur”. Mendimtari i ri u impresionua me aftësitë e tij të mësimit dhe ato retorike. Më 24 maj 1498, Savonarola u var si një heretik, dhe trupi i tij u dogj në sheshin kryesor të qytetit.
Pak ditë më vonë, Machiavelli emërohet si kreu i dytë kancelarisë, një post që e vendosi atë në krye të Republikës për çështjet e jashtme. Ajo punë i dha shumë lëndë dhe përvojë në shkrimin
e Princit. Për të reformuar një shtet të korruptuar, presupozohet vendosja në krye e një njeriu të mirë, por që të bëhesh një princ presupozohet të jesh një njeri të keq.
Burrat e mirë, thotë Machiavelli, pothuajse nuk do të marrin kurrë pushtet, dhe burrat e këqij pothuajse nuk do ta përdorin kurrë pushtetin për një qëllim të mirë. Megjithatë, meqenëse republikat bëhen të korruptuara kur njerëzit e humbasin frikën që i detyron të binden, njerëzit duhet t’u kthehen virtyteve të tyre origjinale, duke u kujtuar atyre ndëshkimin dhe duke u ringjallur frikërat.
Sipas tij për të fituar dhe mbajtur pushtetin, një monark duhet të ndjekë verbërsisht moton “qëllimi justifikon mjetin”, dhe qëllimi në çdo rast është ruajtja me çdo kusht e pushtetit.
Ndikimi i Machiavellit në kohët e mëvonshme, duhet të ndahet në atë që transmetohet me emrin e tij, dhe atë që njihej në veprat e të tjerëve. Për shkak të famës se keqe, termi “Machiavellian”, s’ka qenë kurrë nuk një epitet lavdërues.
Megjithatë, veprat e tij u lexuan nga të gjithë filozofët modernë, megjithëse vetëm disa prej tyre ishin mjaft të guximshëm për ta mbrojtur atë. Avokati dhe filozofi anglez Francis Bacon (1561-1626), diskutoi mendimet e Machiavelli në esetë apo këshillat e tij, duke vënë në dukje guximin e tij.
Edhe filozofi holandezo-hebre Benedict de Spinoza (1632-1677) mbrojti synimet e mira të Machiavellit në mësimin e tiranëve se si të fitonin pushtet, duke pretenduar në Traktatin e tij Politik (1677) se Machiavelli ishte një republikan.
Po ashtu, edhe filozofi francez Jean-Jacques Rousseau (1712-78) pohon në Kontratën e tij Sociale (1762) se Machiavelli ishte “një njeri i ndershëm dhe një qytetar i mirë”. Interpretimi bashkëkohor republikan i Machiavellit, fokusohet më pak tek reputacioni i tij i keq, duke e paraqitur atë atë si një alternativë komunitare ndaj liberalizmit.
3 Maj 1979 – Margaret Thatcher bëhet kryeministrja e parë femër në Britaninë e Madhe
Në deklaratën e parë para godinës së kryeministrisë, Margaret Thatcher, përmendi shprehjen e famshme të Shën Françeskut të Asizit:”Ku ka mosmarrëveshje, le të ketë harmoni!”. Në fakt do të ishte mesazhi i fundit pajtues nga kjo kryeministre agresive, e cila shumë shpesh do të mburrej:”Unë nuk jam politikane e konsensusit, unë jam një politikane e imponimit!”.
Besimi i saj konservator e shndërroi Britaninë:ajo shtypi lëvizjen sindikaliste, frenoi botën e biznesit nga vetëkënaqësia, ndryshoi mentalitetin e shtetit të mirëqenies sociale, dhe luftoi me guxim një luftë kundër Argjentinës mbi Ishujt Falkland, rreth 8.000 milje larg.
Thatcher mposhti partinë qeverisëse të laburistëve në zgjedhjet parlamentare. Konservatorët morën 339 vende në zgjedhjet e 1979-ës (një rritje prej 55 për qind ) në Shtëpinë e Komuneve prej 635 vendesh; ndërsa Partia Laburiste fitoi vetëm 268 vende (një rënie me 40 për qind). Thatcher u premtoi votuesve një kontroll më të madh mbi sindikatat, shkurtime të mëdha taksash dhe më pak përfshirje të qeverisë në biznes, si dhe në jetën e individëve.
3 Maj 1481 – Një tërmet i madh godet ishullin e Rodosit në Greqi, duke shkaktuar mbi 30.000 viktima.
3 Maj 1616 – Traktati i Loudun, i jep fund Luftës Civile Franceze, midis katolikëve dhe protestantëve.
3 Maj 1715 – Një eklips diellor i plotë ndodh në të gjithë Europën Veriore dhe Azinë Veriore, siç ishte parashikuar nga astronomi Edmond Halley.
3 Maj 1849 – Në Drezden të Gjermanisë nis kryengritja me të njëjtin emër, e fundit e lëvizjeve revolucioneve gjermane të viteve 1848-1849.
3 Maj 1855 – Aventurieri amerikan William Walker, niset nga San Francisko me rreth 60 burra për të pushtuar Nikaraguan.
3 Maj 1920 – Një grusht shteti Bolshevik, dështon në Republikën Demokratike të Gjeorgjisë.
3 Maj 1921 – Miratohet Akti i Qeverisë së Irlandës i vitit 1920, që e ndan Irlandën në Irlandën e Veriut dhe atë të jugut.
3 Maj 2001 – Shtetet e Bashkuara humbasin vendin e saj në Komisionin e OKB – së për të Drejtat e Njeriut, për herë të parë që kur u formua ky komision më 1947.
3 Maj 2007 – Vogëlushja britanike 4-vjeçare Madeleine Mccann zhduket në Praia da Luz të Portugalisë, duke shënuar rastin më të rëndë të raportuar për personat e zhdukur në historinë moderne.