Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Prill?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Prill?

24 Prill 1942- Lind aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane Barbara Streisand

Barbara Joan Streisand, konsiderohet nga shumë njerëz si këngëtarja më e madhe e brezit së saj. Artistja e parë e famshme femër me origjinë hebraike, Streisand ripërcaktoi stilin e femrave në vitet 1960-1970, me portretizimin e saj të ndjeshëm të karaktereve urbane.

Duke synuar të ishte një aktore në teatër, Streisand iu bashkua një teatri veror në Nju Jork, ndërsa ishte ende në shkollë të mesme. Pas diplomimit ajo u shpërngul në Manhatan, ku në vitin 1960 nisi të këndojë në një klub nate modest, ndërsa fitoi një konkurs të këngëtarëve amatorë.

Më pas fitoi një rol të vogël komik si zonja Marmelstein në një mjuzikëll në Broadway. Ai i hapi rrugën shfaqjeve të shpeshta televizive, veçanërisht në “The Judy Garland Shoë”, ndërsa duke filluar nga viti 1963, publikoi ​​një seri albumesh që patën shumë shitje.

Albumi i saj i parë solo, “The Barbra Streisand Album”, fitoi çmimin Grammy për albumin e vitit, dhe performancën më të mirë vokale na kategorinë femërore. Streisand debutoi në kinematografi në vitin 1968, duke fituar edhe një Academy Award për rolin e saj Fanny Brice në filmin “Funny Girls”. Streisand kompozoi dhe këngoi për kolonat zanore të disa filmave në vitet 1960-1970.

Më pas u përqëndrua në role dramatike në filmat “Nuts” (1987), “Prince of Tides” (1991), dhe “Mirror has tëo face” (1996); ku në dy të fundit ka qenë gjithashtu edhe regjizore. Megjithatë, ajo më pas u shfaq në komeditë e famshme “Meet the Fockers (2004), “Little Fockers” (2010) dhe “Trip Guilt” (2012).

Pavarësisht nga shumëllojshmëria e dukshme, shumica e personazheve të Streisand ndajnë cilësitë e forcës dhe pavarësisë, të kombinuar me ndjeshmërinë. Edhe pse e admiruar si regjisore, Streisand ndoshta ka frymëzuar edhe më shumë përkushtim nga fansat e saj si këngëtare, sidomos me hitin e saj “Woman in love”. 

24 Prill 1980 – Misioni amerikan i shpëtimit të pengjeve në Iran përfundon në tragjedi

Një operacion ushtarak i planifikuar keq, për të shpëtuar 52 pengjet amerikane që mbaheshin prej disa muajsh në ambasadën e SHBA-së në Teheran, përfundon me 8 ushtarakë amerikanë të vdekur, dhe pa asnjë peng të shpëtuar. Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike, presidenti Jimmy Carter urdhëroi nisjen e një misioni ushtarak, si një përpjekje e fundit për të shpëtuar pengjet.

Gjatë operacionit, 3 nga 8 helikopterët u rrëzuan në shkretëtirë para se të mbërrinin në kryeqytetin iranian, duke hedhur në erë gjithë planin. Të nesërmen Carter dha një konferencë për shtypi në të cilën mori përgjegjësinë e plotë për tragjedinë. Pengjet u liruan vetëm pas

270 ditësh.

Nëntorin e atij viti, Carter humbi zgjedhjet presidenciale përballë republikanit Ronald Reagan, dhe shumë shpejt, me ndihmën e ndërmjetësve algjerianë, nisën negociatat e suksesshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, për lirimin e pengjeve. Në ditën e përurimit të Reaganit në detyrë, më 20 janar 1981, Shtetet e Bashkuara liruan gati 8 miliardë dollarë nga asetet e ngrira financiare të Iranit, ndërsa në këmbim u liruan të 52 pengjet amerikanë pas 444 ditësh.

24 Prill 1916 – Në Irlandë nis Rebelimi i Pashkëve

Të Hënën e Pashkëve në Dublin, Vëllazëria Republikane Irlandeze, një organizatë sekrete e nacionalistëve irlandezë e udhëhequr nga Patrick Pearse, fillon të ashtuquajturën Rebelim të Pashkëve, një kryengritje e armatosur kundër sundimit britanik. Të ndihmuar nga socialistët irlandezë militantë nën udhëheqjen e James Connolly, Pearse dhe shokët e tij protestuan dhe më pas sulmuan selinë qendrore të qeverisë britanike në Dublin, ndërsa pushtuan zyrën e përgjithshme postare të kryeqytetit irlandez.

Pas këtyre sukseseve, ata shpallën pavarësinë e Irlandës, e cila kishte vuajtur për shekuj me rradhë e regjimin shtypës të Mbretërisë së Bashkuar për shekuj me radhë, dhe mëngjesin që pasoi vunë nën kontroll shumicën e qytetit. Megjithatë, autoritetet britanike ndërmorën shpejt një kundërsulm, dhe deri më 29 prill kryengritja u arrij të shtypej.

Pas kryengritjes, Pearse dhe 14 udhëheqës të tjerë nacionalistë u ekzekutuan me vdekje për pjesëmarrjen e tyre në revoltë, ndërsa bashkë-kombasit e tyre katolikë i cilësuan dëshmorë. Marrëdhëniet mes irlandezëve kryesisht katolikë dhe britanikëve protestantë, kanë qenë gjithnjë problematike. Londra kishte miratuar prej kohësh një sërë kufizimesh të ashpra anti-katolike, ndërsa viteve 1845-1852, mbi 1.5 milionë irlandezë vlerësohet se vdiqën nga uria si pasojë e krizës së prodhimit së patateve.

Protesta e armatosur vazhdoi pas Rebelimit të Pashkëve, dhe në vitin 1921, 26 nga 32 qarqe të Irlandës fituan pavarësinë, me shpalljen e Shtetit të Lirë Irlandez. Ai u bë një republikë e pavarur në vitin 1949. Megjithatë, gjashtë qarqet verilindore të Ishullit Emerald, mbetën pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë që disa nacionalistë të riorganizoheshin në Ushtrinë Republikane Irlandeze (IRA), për të vazhduar luftën e tyre për pavarësinë e plotë të territorit irlandez.

24 Prill 184 P.E.S – Grekët hyjnë dinakërisht në qytetin e Trojës duke përdorur dhuratën e tyre, një kalë prej druri, duke vrarë banorët që i gjetën në gjumë. Trojanët e tjerë, të kapur në befasi u përpoqën të rezistojnë po pa sukses.

24 Prill 1877 – Fillon lufta ruso-turke kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz dhe më pas në Ballkan.

24 Prill 1915 –Dita e Dëshmorëve – Turqit fillojnë dëbimin e armenëve nga shtëpitë e tyre, një fushatë që çoi në masakrimin e disa qindra mijëra njerëzve.

24 Prill 1920 – Në Konferencën e San Remos, të organizuar nga aleatët për të ndarë territoret e Perandorisë Osmane, Britania merr mandatin për Palestinën – palestinezët e quajtën 1920-ën, si “Viti i Katastrofës”.

24 Prill 1961 – Presidenti amerikan Xhon Kenedi pranon përgjegjësinë e dështimit të operacionit në Gjirin e Derrave në Kubë, që synonte përmbysjen e qeverisë së Fidel Kastros.

24 Prill 2005 – Kardinali Joseph Ratzinger u inaugurua si Papa i 265-të i Kishës Katolike, duke marrë emrin Papa Benedikti XVI.

 

Tags: 24 Prillçfarëhistorikkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 24 prill 2018

Shtypi i ditës, 24 prill 2018

E marta me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celcius

E marta me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celcius

Votohet i besuari i Trump, ish-shefii CIA-s tani Sekretari Amerikan i Shtetit

Votohet i besuari i Trump, ish-shefii CIA-s tani Sekretari Amerikan i Shtetit

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

by mirseda
22:48 | 29/09/2025
0

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë...

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

21:58 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com